Samiti i Diasporës, Lorik Cana: Ngritja lart e emrit të shqiptarëve anembanë botës, krenaria më e madhe që kam përjetuar

Ish-kapiteni legjendar i Kombëtares shqiptare, Lorik Cana, ka marrë pjesë në Samitin e Diasporës që po zhvillohet në Tiranë, ku edhe është dekoruar nga Presidenti Bajram Begaj.

Gjatë fjalës së tij para të pranishmëve, Cana tha se krenaria më e madhe e jetës së tij ka qenë ngritja lart e emrit të shqiptarëve anembanë botës.

”Vërtetë rrugëtimi im në ato kohë ka qenë i vështirë. Duke u rikthyer në këtë Samitin e Diasporës një djalë shqiptar i Kosovës, i emigruar dhe me pasionin dhe dashurinë e tij, jo vetëm kemi bërë mirë për familjarët tanë, por jemi munduar të ngremë lart emrin e shqiptarëve anembanë dhe kjo ka qenë krenaria ime më e madhe që kam përjetuar unë dhe familjarët e mi.

Swiss Digital Desktop Reklama

Duke pasur një mjet që është sporti dhe futbolli, pastaj aty e kupton që ke një përgjegjësi më të madhe. Jemi munduar që gjithmonë ta ngremë dhe konsolodojmë komunitetin tonë dhe të japim një shembull”,-tha Cana.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?