Serbia u përpoq të aneksonte veriun e Kosovës sipas modelit të Krimesë nga Rusia

Ministri i Brendshëm i Kosovës, Xhelal Sveçla, tha të dielën se vendi i tij ka mbledhur prova që dëshmojnë se Serbia u përpoq ta aneksojë veriun e Kosovës dhe se sulmuesit u përgatitën në bazat ushtarake të ushtrisë serbe brenda Serbisë.

Policia e Kosovës u sulmua nga një grup i armatosur serb në fshatin Banjskë, në komunën e Zveçanit më 24 shtator, ku mbeti i vrarë rreshteri Afrim Bunjaku.

Sveçla tha gjatë një konference për media të dielën në jug të Mitrovicës se mbi 90 persona morën pjesë në sulmin kundër Policisë së Kosovës.

“Serbia u mundua vazhdimisht të thotë se nuk ka të bëjë asgjë më këtë sulm, por faktet që do të publikohen dëshmojnë që përgatitjet, trajnimet dhe ushtrimet e këtij grupi u kryen në bazën e trajnimeve ushtarake afër Jagodinës si dhe në Kopaunik. Këto pamje u siguruan nga dronët e grupit terrorist të cilit i kemi konfiskuar”, tha Sveçla të dielën.

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Gazmend Hoxha, tha se grupi që e kreu sulmin në Banjskë ishte trajnuar për një kohë të gjatë në bazat ushtarake të ushtrisë serbe.

“Plani i [sulmuesve] ka qenë plan total i aneksimit të veriut të Kosovës. Ne dokumentet që ne e kemi, të cilat nuk mund t’i ndajmë me ju tani, ka një plan për aneksimit të veriut të paraparë në fazën fillestare në 37 pocizione, nga ku do të sulmoheshin njësitet tona policore, jo vetëm në Banjskë e Zveçan por në të gjitha pjesët veriore, e pastaj krijimi i një korridori të lirë për Serbi dhe furnizimet tjera me njerëz, materiale, ekspertë dhe furnizime të tjera të nevojshme për një rezistencë të armatosur dhe për krijimin e një realiteti të ri në vend”, tha Hoxha shkruan express.

Të premten, Millan Radoiçiqi e mori përgjegjësinë për këtë sulm, dhe dha dorëheqje nga posti i nënkryetarit të Listës Serbe – partisë më të madhe të serbëve në Kosovë, e cila e ka mbështetjen e Qeverisë serbe.

SHKARKO APP