Shefi i bandës, roli që Edi Rama zgjodhi në filmin e Ermal Mamaqit (VIDEO)

Filmi i Ermal Mamaqit “I Love Tropoja”, që do të shfaqet këto ditë në kinema, bëri bujë për numrin e madh të aktorëve të njohur që morën pjesë në realizimin e tij.
Përveç aktorëve profesionistë, pjesë e filmit është dhe kryeministri i vendit, Edi Rama. Kreu i qeverisë ka pranuar të marrë pjesë në një film komik dhe ka zgjedhur rolin e dajës së dhëndrit, që luhet nga Ermal Mamaqi.
Ajo që bie në sy në skenat që kreu i qeverisë ka pranuar të marrë pjesë është se personazhi i dajës përfaqëson modelin e kapo bandës ose të fortëve që ndeshen shpesh në realitetin shqiptar.
“S’ka bir none dhe kurve ta martojë Landin me zor. Kush i bën presion çunit tonë këtu?!”, është batuta e Ramës në rolin e dajës së frikshëm.
Kryeministri shfaqet në skenën e filmit i rrethuar me truproja të veshur si mafiozë me kostume dhe syze të errëta. Prototipi i zgjedhur nga kreu i qeverisë është shumë afër modeleve të shefave të bandave.
Kryeministri është marrë personalisht me kurimin e rolit të tij, që nga skenografia, makijazhi i frikshëm dhe deri të detajet e rojeve të armatosur që e shoqërojnë. Nuk dihet se përse mes shumë rolesh, kryeministri zgjodhi që të shfaqet si kreu i bandës, një akuzë që shpesh herë i është bërë nga opozita gjatë viteve që po drejton vendin.
Ky është debutimi i parë i kreut të qeverisë në artin e kinemasë. Gjatë kohës që ishte kryetar bashkie, Edi Rama prodhonte rregullisht, në çdo fushatë elektorale, videoklipe me këngëtarë të njohur, ku eksperimentonte si këngëtarë.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?