Shifrat e fundit nga lufta me COVID19 në gjithë botën. 45 mijë viktima dhe numri i të prekurve po arrin 1 milion

Pandemia e koronavirusit ka vendosur gjithë botën në krizën me të rëndë që pas Luftës së Dytë Botërore. Shifrat e ditës së sotme, 1 prill, tregojnë se numri i të prekurve po arrin rreth 1 milionë në gjithë botën. Aktualisht janë mbi 905 mijë persona të prekur të deklaruar zyrtarisht, ndërkohë që numri mendohet të jetë disa herë më i madh. Numri viktima në gjithë botën është 45 398.

Sipas të dhënave të universitetit amerikan Johns Hopkins 180 shtete kanë shpallur emergjencën.

Vendi me më shumë viktima është Italia. Ditën e sotme janë shënuar 721 viktima të tjera, ndërsa numri total është 13155. Numri i të prekurve është 110 574 dhe numri i të shëruarve 16847.

Spanja është vendi i dytë në botë për nga numri i madh i viktimave. Në total kanë humbur jetën 953 persona. Numri i të prekurve është 102 136.

Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë aktualisht vendi me numrin më të madh të infektuarave, 200 mijë. Viktima janë 4349 dhe të shëruar 8745.

Gjermania ka 75574 persona të infektuar, por ka numrin më të ulët të viktimave. Sipas autoriteteve gjermane, që nga nisja e epidemisë janë shënuar 848 viktima.

Britaninë e Madhe numri i të prekurve ka arritur në 29474 dhe janë regjistruar deri më sot 2352 viktima.

Lexoni edhe…

Shqipëria me 6 teste për 10 mijë banorë…: “s’mund te fiket zjarri me sy mbyllur…”!

DW: Do vijë kriza e bukës dhe ushqimeve, shtetet prodhuese po bllokojnë eksportet e tyre

Luan Rama i përgjigjet ashpër Spiropalit: 30 mjekët në Itali janë heronjtë e mi

Tabaku publikon raportin: Ekonomia shqiptare ndër 15 ekonomitë më të rrezikuara në botë nga COVID

SHKARKO APP