Shpalleni atë dreq EMERGJENCE për qarkun e Shkodrës, zoti Kryeministër!

Qarku i Shkodrës po jeton në tmerr duke luftuar me mbijetesën nga përmbytjet e ujit si pasojë e reshjeve, por kryesisht nga shkarkimet e hidrocentralëve. Pamjet e televizioneve dhe thirrjet e banorëve janë tragjike, pasi gjithçka është nën ankthin e jetës prej pushtetit të ujit. Qeveria me anë të dy ministrave Olta Xhaçka dhe Ditmir Bushati po mundohet të jap zgjidhje, porse siç kërkon kryetarja e bashkisë së Shkodrës si dhe PD-LSI duhet urgjent shpallja e Gjendjes së Emergjencës në këto zona, sepse shteti duhet të përgjigjet në gjithçka që vjen nga përmbytjet për fajin e tij.

Nuk përballohet situata katastrofike me dy ministra, sado në uji të rrijnë ata. Duhet shpallur Gjëndja e Emergjencës, siç kërkoi para dy ditësh edhe drejtori i Emergjencave Civile Shemsi Premçi, por që më pas e kafshoi gjuhën pas presionit kryeministror.

Situata është e tmerrshme, as në filmat e Hollivudit nuk gjen pamje të tilla. Ndaj shpalleni atë Emergjencë për zonat e përmbytura zoti Kryeministër!

Swiss Digital Desktop Reklama

Swiss Digital Mobile Reklama

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?