Situatë kaotike në Iran, nuk dihet fati i futbollistëve shqiptarë Jasir Asani dhe Regi Lushkja

Futbollistët shqiptarë Jasir Asani dhe Regi Lushkja po përjetojnë ditë të vështira dhe të mbushura me ankth në Iran, ku janë pjesë e klubeve vendase Esteghlal FC dhe Traktor FC.

Vendimi i autoriteteve iraniane për të shtypur me forcë protestat popullore ka paralizuar vendin, duke krijuar një situatë të rëndë sigurie dhe pasigurie për qytetarët vendas, por edhe për të huajt që ndodhen në Iran. Kjo gjendje ka ndikuar drejtpërdrejt edhe te dy futbollistët shqiptarë.

Situata bëhet edhe më problematike për shkak se Shqipëria ka ndërprerë marrëdhëniet diplomatike me Iranin, çka e bën të pamundur çdo komunikim apo interesim të drejtpërdrejtë institucional në territorin iranian.

Swiss Digital Desktop Reklama

Prej rreth një jave, si Asani ashtu edhe Lushkja janë zhdukur plotësisht nga rrjetet sociale, një fenomen që ka prekur jo vetëm botën e futbollit, por pothuajse të gjithë shoqërinë iraniane. Kjo vjen si pasojë e ndërprerjes së internetit dhe sinjalit të telefonisë celulare, me urdhër të shtetit iranian që nga fillimi i protestave, duke izoluar vendin nga bota e jashtme.

Swiss Digital Mobile Reklama

Mungesa e informacionit zyrtar mbi fatin e shtetasve të huaj në Iran e bën situatën edhe më alarmante. Sipas burimeve, shumë të huaj që kanë pasur mundësi janë strehuar në ambasadat apo konsullatat e vendeve të tyre, në kërkim të sigurisë dhe mbrojtjes.

Një rast konkret është ai i trajnerit portugez të Esteghlalit, Ricardo Sá Pinto, i cili prej dy ditësh është strehuar në ambasadën e Portugalisë në Teheran. Ai ka publikuar disa video për të konfirmuar se është mirë shëndetësisht, duke shpjeguar se ishte detyruar të shkonte atje për shkak të mungesës së internetit dhe sinjalit celular.
“Po presim me ankth të mësojmë se çfarë po ndodh apo çfarë mund të ndodhë, por për momentin jemi mirë”, ka deklaruar Sá Pinto, duke shtuar se ndodhet në ambasadë bashkë me stafin e tij teknik.

Ndërkohë, nuk ka ende asnjë informacion të ri mbi gjendjen e Jasir Asanit dhe Regi Lushkjes. Edhe klubet e tyre përkatëse kanë ndërprerë çdo aktivitet publik në rrjetet sociale prej më shumë se një jave, duke reflektuar ndërprerjen totale të komunikimit në vend.

Sipas informacioneve, Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme e Shqipërisë po bashkëpunon me një shtet mik që ka ambasadë në Teheran, në përpjekje për të mësuar mbi fatin dhe sigurinë e dy futbollistëve shqiptarë.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A të drejtë Trumpi për Groenlandën?