Sondazhi i euronews albania: Për kë votojnë qytetarët e Tiranës me 14 maj?

Barometri në Euronews Albania ka vënë qytetarët e Tiranës para pyetjes se kë do të votojnë në 14 maj.

42.1% e kryeqytetasve do të votojnë Erion Veliajn, 28.7% do të votojnë Belind Këlliçin, 1.4% kanë thënë se do të votojnë Roland Bejkon, 0.8% do të votojnë Arlind Qorin dhe 0.2% Lajla Përnaskën.

Ndërkohë, 6.6% e qytetarëve të Tiranës nuk do të votojnë dhe 17.5% nuk e kanë vendosur ende kë do të votojnë në 14 maj.

Por si ka ndryshuar prirja e votës 3 muajt e fundit për Këlliçin dhe Veliajn. Kandidati i PS Erion Veliaj ka pësuar një rritje nga shkurti që ishte 45.6%, në 45.8% në mars dhe ka pësuar një rënie në 42.1% në prill.

Ndërsa prirja për të votuar Këlliçin është rritur gradualisht nga 21% në shkurt, në 23.8% në mars dhe ka shkuar 28.7% në prill.

SHKARKO APP