SPAK gati për arrestime VIP

Një ditë pasi Altin Dumani, kreu i SPAK, deklaroi ndër të tjera se ka zhvillime surprizë në dosjet e hetimit të SPAK, mësohet se në zyrat e prokurorëve specialë sot kanë vendosur për një valë arrestimesh VIP; në politikë, qeveri dhe biznes.

Dje SPAK mori mbështetje maksimale nga i dërguari i SHBA-së në Shqipëri, David Wisner. Me sa duket motorat e SPAK u rindezën dje edhe me më shumë fuqi.

SPAK-u po bën histori në vend, ndaj kanë nevojë për mbështetje publike të gjithkujt, ndërsa opozita akoma sulmon SPAK-un se po përdoret nga kryeministri Rama.

Nga fotot e djeshme të vizitës inkurajuese dhe mbështetëse të David Wisner doli edhe një problem, që prokurorët e SPAK nuk kanë kushte pune normale, sepse duken edhe dosjet nëpër tokë. Kjo është e pafalshme për qeverinë e cila nuk gjen kushte pune me të mira për prokurorët të cilët po luftojnë krimin e organizuar dhe korrupsionin e lartë.

(shiko fotot poshtë)

 

SHKARKO APP