Spartak Ngjela: Si ka mundësi që Komiteti i KÇK ka në varësi kryeprokurorin dhe shefin e SPAK
Në debatin e fortë në Top Channel te “Open” i Eni Vasilit pati momente tensioni përplasje mes zv/ministrit të brendshëm dhe avokat Spartak Ngjelës.
Ngjela theksoi se kryeministri e ka në kundërshtim me Kushtetutën ligjin antiKÇK dhe po merr kompetencat e SPAK për ta futur nën kontroll. Kryeministri po e bën për të ruajtur veten dhe ministrat këtë ligj, insistoi Ngjela.
Ngjela theksoi se me këtë ligj antiKÇK ka një komitet drejtues ku ministri i brendshëm Sandër LLeshi është drejtues i tij dhe anëtar vartës me këtë ligj janë prokurori i përgjithshëm si dhe drejtuesin e SPAK.
Pra ministri ka nën varësi në këtë rast SPAK-un, kur duhej të ishte ndryshe që prokurorët e SPAK hetojnë drejtuesit e shtetit dhe ministrin.
Po kështu sipas këtij ligji, avokat Ngjela shtoi se prona sekuestrohet jo në seancë normale gjyqësore, por në dhomë këshillimi. Ndërsa Myslim Murrizi, nënkryetar i Kuvendit, theksoi se kur vetë qeveria ka miratuar një ligj për Vettingun në Polici e kur vetë 7 veta nga policia janë kontrolluar, si mund të kemi besim te ky operacion policior, shtoi prapë Murrizi.
Ligji antiKÇK ka ngjallur reagime të forta edhe nga opozita jashtëparlamentare.
KOHA JONË SONDAZH

