Stuhia Babet po bën kërdinë në të gjithë Evropën Veriore (foto)

Moti po sjellë të papritura.

Stuhia Babet po bën kërdinë në të gjithë Evropën Veriore, me erëra të forta dhe shira të dendur që prekin Danimarkën, Suedinë, Gjermaninë, Norvegjinë dhe Britaninë e Madhe.

Komunitetet në të gjithë veriun e Evropës, rreth Detit të Veriut, po ndjejnë efektet e plota të stuhisë së vjeshtës Babet, njofton Euronews. Autoritetet thonë se kushtet e rënda të motit, të karakterizuara nga shi i dendur dhe erëra të forta nga lindja, përbëjnë një kërcënim të rëndësishëm për komunitetet dhe infrastrukturën në disa vende.

Erërat e forta kanë goditur më fort në pjesën lindore të gadishullit Jutland të Danimarkës, duke përfshirë ishujt danezë në detin Baltik. Megjithatë, Ishujt Britanikë, Suedia jugore, Gjermania veriore dhe pjesë të Norvegjisë po e durojnë gjithashtu ndikimin e kësaj stuhie të frikshme, të quajtur Babet nga Zyra Meteorologjike në Mbretërinë e Bashkuar.

SHKARKO APP