FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Temperaturat deri në 49°C, Dubai shpenzon miliona dollarë për të stimuluar reshje shiu me dron

Moti ekstrem ka goditur botën, ku disa vende po përmbyten ndërsa disa të tjera po “digjen” nga temperaturat e larta.

Dubai prej ditësh po kalon temperature përvëluese që kanë arritur në 49° Celsius. Kjo i ka detyruar autoritetet që të marrin masa dhe të gjejnë zgjedhje alternative për të përballuar vapën.

Kështu ata kanë krijuar “shirat artificialë” përmes dronëve të cilat lëshojnë ngarkesa elektrike në atmosferë në mënyrë që retë të grumbullohen dhe të prodhojnë reshjet e shiut.

Swiss Digital Desktop Reklama

Sistemi aktual që përdoret për të ndryshuar ngarkesën elektrike të reve po drejtohet nga studiuesit në Universitetin e Reading në Angli. Profesori Maarten Ambaum, i cili punoi në projekt, i tha BBC në mars se Emiratet e Bashkuara Arabe kanë mjaftueshëm re për të krijuar kushte të përshtatshme për shiun.

Swiss Digital Mobile Reklama

Shërbimi meteorologjik i Emirateve të Bashkuara Arabe publikoi në rrjet disa video nga reshjet e shiut të cilat sollën një sasi të madhe uji që vërshuan në rrugë.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se protesta para kryeministrisë do të ketë sukses apo do shuhet?