FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Tension SHBA-Kinë/111 avionë dhe 46 anije kineze rrethojnë Tajvanin

Zëvendës Sekretari amerikan i Shtetit, Kurt Campbell, do të presë në Uashington Zëvendësministrin e Jashtëm të Kinës Ma Zhaoxu. Bisedimet synojnë të mbajnë hapur linjat e komunikimit për të parandaluar përllogaritjet e gabuara dhe konfliktet e paqëllimshme, veçanërisht në raste tensionesh.

Bisedimet e fundit mes Shteteve të Bashkuara dhe Kinës vijnë vetëm pak ditë pasi Kina kreu një stërvitje ushtarake dyditore në shkallë të gjerë rreth Tajvanit me 111 avionë dhe 46 anije.

Uashingtoni i ka kërkuar vazhdimisht Pekinit që të ushtrojë përmbajtje duke theksuar rëndësinë e ruajtjes së paqes dhe stabilitetit përgjatë ngushticës së Tajvanit.

Swiss Digital Desktop Reklama

 

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?