Tërmet në Turqi, qindra të vdekur. 7.8 ballë ishte goditja e parë, por edhe dy pasgoditje të fuqishme

KAHRAMANMARAS, TURKIYE - FEBRUARY 06: A view of debris as rescue workers conduct search and rescue operations after the 7.4 magnitude earthquake hits Kahramanmaras, Turkiye on February 06, 2023. (Photo by Eren Bozkurt/Anadolu Agency via Getty Images) Rescue workers search through debris in Kahramanmaras, Turkey on Monday. (Eren Bozkurt/Anadolu Agency/Getty Images)

Tmerr në Turqi. Në mëngjesin e sotëm Turqia është goditur nga një tërmet i fuqishëm, 7.8 ballë i shkallës rihter, ndërsa raportohet për mbi 560 të vdekur dhe mijëra të plagosur, ndërsa vijojnë operacionet e kërkim-shpëtimit.

Numri i të vdekurve sa vjen e rritet.

Tërmeti me magnitudë 7.8 goditi pak pas orës 4 të mëngjesit të së hënës me orën lokale, 23 kilometra (14.2 milje) në lindje të Nurdagi, provincën Gaziantep, në një thellësi prej 24.1 kilometrash (14.9 milje), tha Shërbimi Gjeologjik i Shteteve të Bashkuara (USGS). Nurdagi ndodhet përgjatë kufirit Turqi-Siri dhe tërmeti u ndje në disa vende të rajonit, duke përfshirë Sirinë dhe Libanin.

Pasgoditje të forta janë ndjerë në Turqinë jugore dhe qendrore, ku rreth 11 minuta pas goditjes së tërmetit kryesor, pasgoditja më e fortë prej 6.7 ballë goditi rreth 32 kilometra (20 milje) në veriperëndim të epiqendrës së tërmetit kryesor.

Një tjetër tronditje e fortë me magnitudë 5.6 ka ndodhur 19 minuta pas tërmetit kryesor. Ky është tërmeti më i fortë që godet vendin në 100 vitet e fundit.

Frika e tërmetëve në Mesdhe u rikthye, pasi kjo zonë është qendër e fortë tërmetesh.

SHKARKO APP