“Tërmet” te godina e Teatrit Kombëtar (FOTO/VIDEO)

Muret e ndërtesës së Teatrit Kombëtar, nga krahu i godinës ku dikur ka qenë ish-Ministria e Zhvillimit Urban, po shkatërrohen e po bien copa-copa. Kjo anë e godinës nuk është vënë re më parë sepse ka qenë e rrethuar për shkak të punimeve që po kryheshin deri para disa ditësh, për restaurimin dhe rikonstruksionin e ndërtesës së ish ministrisë së Zhvillimit Urban.

Realisht kur shikon se si ka degraduar kjo ndërtesë, duhet reagim urgjent. Nuk e kemi fjalën aspak te ajo që po flitet për dhënie toke firmës për ndërtim, por te cilësia dhe garancia që jep kjo Godinë e Teatrit. Me sa duket Godina po bie nga pak e përditë.

Teatri Kombetar i shkaterruar

SHKARKO APP