Testi i parë i SPAK-ut dështoi, dosjen e votave të vjedhura e kthyen prapë në Dibër

Të gjithë prisnin se SPAK-u do të bëjë namin që në fillim të punës. Edhe taktikisht, edhe si psikologji rritje morali për publikun, por edhe vetë prokurorët e SPAK thuhej se dosja e famshme nr.184, pra më saktë e vjedhjes së votave në Dibër, do të sillte arrestime VIP në politikë.

Kushdo të ishte, majtas apo djathtas, pritej të arrestohej. Por Prokuroria e Posaçme Antikorrupsion, SPAK, e ka rikthyer përsëri dosje e famshme 184 për hetim në prokurorinë e Dibrës.

Disa orë më parë, u njoftua se kjo dosje, që lidhet me zgjedhjet lokale të Dibrës në vitin 2017, ishte marrë nën hetim nga SPAK.  Drejtuesi i SPAK, Arben Kraja, mësohet se e ka rikthyer përsëri këtë dosje andej nga kishte ardhur, në Dibër.

Swiss Digital Desktop Reklama

Kjo është lojë fine që t’ja kalosh dikujt tjetër firmat për arrestime, porse këtu do jemi që prokuroria e Dibrës ose nuk do bëjë gjë, ose do ta nis prapë drejt SPAK dosjen në fjalë.

Swiss Digital Mobile Reklama

E kështu kjo dosje përvëluese dhe që mund të ulte edhe tensionet politike do ketë fatin e shumë dosjeve ndër vite.

SPAK-ut i erdhi shansi me këtë dosje të votave për të hyrë në histori duke arrestuar deputetë, ish-deputetë, ministra, ish-ministra, drejtorë dhe ish-drejtorë policie, si dhe një mori zyrtarësh e bandash kriminale të faktuara në vjedhjen e votave.

Atë dosje nuk ka Zot që e mbulon sepse publiku e di mirë se kush e bëri. Edhe gazeta gjermane BILD botoi disa pjesë, ku dolën emra nga mazhoranca.

Por SPAK-u e përcolli për Dibër me makinën e postës së drekës dosjen nr.184.

E humbi shansin SPAK-u për të filluar më pas dosje VIP.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?