“The Guardian”: As Bush nuk hyri në Galerinë “Marian Goodman”, New York
Ju mund të përfshiheni në debatin se cili vend ka zyrën qeveritare më të zbukuruar: Elysée, Kremlini, apo Salla e Madhe e Popullit në Pekin. Por asnjë lider nuk ka një zyrë si të Edi Ramës, kryeministër i Shqipërisë.
Muret e zyrës së tij në Tiranë janë të mbuluara me qindra vizatime: ngjyra, vizatime abstraksioniste. Muri, sic rezulton, është dizajnuar nga vetë kryeministri.
Kështu e nis shkrimin e tij për “The Guardian”, kritiku amerikan i artit, Jason Faragó i cili këto ditë ka qenë në Tiranë për një intervistë me kryeministrin Rama dhe e citon këtë të fundit duke i dhënë shpjegim artit në muret e godinës së qeverisë:
“Në qoftë se arti nuk mund ta bëjë politikën më të arsyeshëm, politika, me papërgjegjshmërinë e saj, nganjëherë mund të bëjë artin edhe më të mirë”, është shprehur Rama.
“Tani, mes debateve për anëtarësim në BE dhe grindjeve të rastit me fqinjët e Ballkanit, Rama po përgatitet për ekspozitën e tij të parë në SHBA, në galerinë Marian Goodman në New York.
Sipas autorit, “kjo është me siguri hera e parë që një kryeministër hap një ekspozitë në një nga galeritë kryesore të botës; madje duke shkuar edhe më tej Farago shkruan:
“Edhe George W Bush, i cili filloi të pikturonte vetëm pasi ishte zgjedhur president, nuk mund të hapte një ekspozitë jashtë bibliotekës së tij në Dallas.
Më tej shkrimi vazhdon: “Ai ishte në ministrinë e Kulturës kur filloi të shkarraviste, pothuajse pa vënë re.
“Unë nuk mund të gjeja një mënyrë për të mbijetuar në këto takime të gjata. Vizatimi më ndihmoi për të dëgjuar. Vetëm më vonë kam lexuar studime që treguan se kjo përmirëson përqendrimin dhe ul stresin. Është një proces dhe u bë krejtësisht pjesë e imja. Dhe kjo është shumë e frytshme. Në qoftë se unë jam në kushtet kur unë nuk e bëj ndihem i shqetësuar, thjesht ndiehem sikur nuk jam atje”.
Vizatimet janë pjekur me kalimin e kohës. Rama punon ende në zyrë. Ato bëhen në tryezën e njeriut më të fuqishëm në vend, në të njëjtën kohë kur ai takohet me Ministrat apo merr vendime.
Shumica e tyre janë bërë në printuara A4 nga fletët e ditarit të kryeministrit.Shqipëria është e varfër, korrupsioni mbetet endemik, megjithë progresin e Ramës. Por Tirana po lëviz, rinia pi birra nën hijen e ndërtesave plot kolore dhe sheshi i madh i qytetit po u kthehet këmbësorëve.
Nën drejtimin e Ramës, Shqipëria po troket në derën e BE-së, ku shumë vende duan ende të bashkohen, megjithë hijen e Brexit, edhe pse së fundi negociatat duken të ngadalësuara.
“Ne jemi në një lloj lidhjeje, më tha mua Rama. “Ne shpresojmë të nisim negociatat për martesë dhe shpresojmë që BE të jetë ende aty kur ne të jemi ‘nusja”. /Përshtati – Panorama/