Tirana/Një 27 vjeçar shpëton nga vdekja pas një operacioni tepër të rrallë në zemër

“Mjekët e shërbimit të Hemodinamikës në QSUT bëjnë mrekulli me një 27-vjeçar të cilit i shpëtojnë jetën, me një ndërhyrje të rrallë në zemër që zgjati 5 orë.

Për herë të parë në Shqipëri u bë vendosja e aparatit CRT-D (terapi resinkronizimi dhe defibrilator i implantueshëm kardiak) si dhe vendosja e nje sonde subkutane për defibrilim kardiak. Pajisjet CRT-D janë pajisje shumë të kushtueshme dhe bartin një shkallë të lartë vështirësie për t’u vendosur, por falë investimeve të kryera në QSUT dhe kualifikimit të stafit mjekësor, u bë e mundur ndërhyrja delikate që rezultoi e suksesshme për të riun 27-vjeçar.

Super punë e ekipit të mjekëve me Dr.Ormir Shurdha, Dr. Mirald Gina, stafit të infermierëve të Hemodinamikës me kryeinfermiere Ledja Grrica, dhe ndihmën e veçantë për anestezinë të Dr. Saimir Kuçi”- shkruan kryeministri në postimin e tij në facebook.

Swiss Digital Desktop Reklama

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?