Ukraina e do mbështetjen e Shqipërisë, por Kosovën shtet të pavarur nuk e njeh, tamam si Rusia!

Nga Jonilda Halili (Koha Jone)-

Deputeti ukrainas, njëherësh anëtar i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës, Oleksiy Goncharenko, ka uruar 17 shkurtin, ditën e Pavarësisë së Kosovës.

Goncharenko thotë në Twitter se Ukraina është ende në rrugën e njohjes së pavarësisë së Kosovës, por po bën gjithçka që ka në dorë për ta afruar këtë moment.

“Ju keni një vend të mrekullueshëm dhe njerëz të mrekullueshëm! Ukraina është ende në rrugën e njohjes së pavarësisë së Kosovës, por unë po bëj gjithçka që kam në dorë për ta afruar këtë moment.”, ka shkruar Goncharenko në Tweet.

Ndërkohë Shqipëria si anëtare e përkohshme në Këshillin e Sigurimit në OKB, por edhe si shtet, po bën maksimumin për Ukrainën. Kaq shumë është investuar Shqipëria nga Tirana zyrtare pro Ukrainës, sa kur mendon se kjo Ukrainë dhe ky Zelenski i famshëm nuk pranojnë të njohin Kosovën si shtet të pavarur, fillon e mendon se a duhen vendosur kushte Zelenskit si president.

Lufta në Ukrainë mbetet e padrejtë, por kur vjen puna të bashkëkombësit tanë të Kosovës, që Presidenti Zelenski nuk firmos marrëdhëniet diplomatike, atëhere duhen vendosur kushte nga Tirana zyrtare. Mbi Kosovën nuk ka asnjë interes tjetër Shqipëria.

Sa mirë duan mbështetje Ukraina dhe Zelenski nga Shqipëria, por Kosovën nuk e njohin duke mbajtur të njëjtin qëndrim si Rusia!

Nëse Rusia ka interesa strategjike dhe miqësi genetike me serbët, po Ukraina që kërkon mbështetje duke bërë që Tirana zyrtare, edhe jashtë takatit të saj si shtet i vogël, të bëjmë mrekulli si Shqipëri në OKB për Ukrainën; pra pse hesht Ukraina?!

Thjesht mendoj se kjo që bën Ukraina është e padrejtë.

Kur Presidenti i Ukrainës, Zelenskin, nuk e bën njohjen e Kosovës në këtë moment jetik të tij si shtet, atëhere si mund të besojmë se kjo Ukrainë nesër do ta njohë Kosovën si shtet.

Pikësëpari Presidenti Begaj dhe kryeministri Rama duhet të shikojnë interesat tona kombëtare edhe jashtë kufirit shtetor, sepse kjo buron nga Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë.

Deputeti ukrainas, Oleksiy Goncharenko, e tha hapur dje se po përpiqem, por nënkuptoi se e kam të vështirë.

E pse e ka kaq të vështirë presidenti Zelenski të firmosë marrë diplomatike me Kosovën?!

Sepse nuk do! E kjo të bën të zhgënjëhesh nga retorikat e tij nëpër BE.

Edhe Republika (Republic of Djibouti) e Xhibutit e njeh Kosovën, por jo Ukraina e idealeve të mëdha të demokracisë!

Ja lista e shteteve që njohin Kosovën shtet të pavarur:

SHKARKO APP