Ushtria serbe afër kufirit të Kosovës, ish-ministri gjerman: Ku dreqin është BE-ja?

Ndonëse BE dhe SHBA, sidomos, po kërkojnë që Serbia të largojë trupat e shumta ushtarake përgjatë kufirit me Kosovën, përsëri Beogradi nuk luan nga vendimi i tij.

Ushtria serbe afër kufirit të Kosovës, ish-ministri gjerman: Ku dreqin është BE-ja?

Ish-ministri gjerman për Evropën dhe deputeti i Bundestagut, Michael Roth, ka shkruar pas ngritjes së shqetësimeve nga SHBA-ja për shtimin e ushtrisë serbe në afërsi të kufirit me Kosovën.

Roth duke e etiketuar Vuçiqin se “pyes nëse ky është kontributi juaj për de-eskalim, paqe dhe pajtim”.

“Ku dreqin është Bashkimi Evropian”, ka shkruar tutje ish-ministri gjerman.

“I nderuar zoti President Vuçiq.Pyes veten nëse ky është kontributi juaj për deskalimin, paqen dhe pajtimin? Ku – dreqin – është BE”, ka shkruar Roth.

SHKARKO APP