Vajza e ish-presidentit amerikan, Ivanka Trump, me Edi Ramën te Muzeu Kombëtar
Edi Rama njihet se ka patur lidhje me stafin e ish-presidentit amerikan Trump. Ndërkohë që sondazhet amerikane tregojnë se Donald Trump pavarësisht se po sulmohet politikisht me anë të drejtësisë amerikane, përsëri mbetet favoriti numër një për të sfiduar presidentin aktual Biden.
Muzeu Kombëtar i Përgjimeve “Shtëpia me Gjethe” është vizituar nga vajza e ish-presidentit Donald Trump, Ivanka Trump dhe kryeministri Edi Rama.
Ky fakt është bërë i ditur nga muzeu Kombëtar.
Ndërkohë, në foto shfaqet dhe Richard Grenell, krahu i djathtë i ish-presidentit Trump. Grenell ka miqësi me kryeministrin Rama.
MESAZHI I MUZEUT KOMBËTAR
Kënaqësi të prisnim në muze Kryeministrin e Shqipërisë, z Edi Rama, Ivanka Trump dhe bashkëshortin e saj, Jared Kushner, të cilët vizituan Muzeun Kombëtar të Përgjimeve “Shtëpia me Gjethe”.
Në fund të vizitës z. Kushner la këtë shënim në Librin e Përshtypjeve:
“Ju falënderoj për mikpritjen kaq dashamirëse dhe që ndatë me ne historinë e shtypjes së Shqipërisë për ta kuptuar më mirë transformimin e jashtëzakonshëm, dëshmitarë të të cilit jemi ne sot. Le të mësojë dhe populli im nga ky muze që këto tmerre të mos përsëriten më!”.
Ndërsa Ivanka Trump u shpreh:
“Faleminderit. Gjithë të mirat për të dy vendet tona Amerika & Shqipëria”.