Vangjel Dule flet dhe përshendet greqisht në mitingun e Himarës
Nga Jonida Halili-
Sonte një protestë në Himarë, organizuar nga OMONIA mori ngjyra nacionaliste greke mu në zemër të zonës së shqiptarizmit.
Kishin ardhur në mbështetje të Fredi Belerit edhe dy kryebashkiakët e Athinës dhe Selanikut.
Vangjel Dule tha në gjuhën greke në protest se Edi Rama është autor i arrestimit ë Bejlerit. Gjatë gjithë kohës Dule foli vetëm në greqisht dhe pak herë në gjuhën shqipe, duke patur si qëllim që mediat greke ta pasqyronin si vend ku flitet greqisht dhe që më pas e dreqosi kryebashkiaku i Selanikut.
Ai nuk i ka kursyer thirrjet nacionaliste. Ndërkohë Bokajanis, kryebashkiaku i Athinës, ishte më i kujdesshëm gjatë fjalimit të tij.
Por kryebashkiaku i Selanikut theksoi se Fredi Belerit që “këto troje janë të mbushura me dashuri për helenizëm”.
“Qëndroj këtu para jush dhe ul kokën me respekt, guximin dhe luftën për të mos pranuar asgjë me pak se vetëm lirinë. Këtë betejë do e kemi së bashku për sa kohë dhe kudo që të jetë e nevojshme. Sjell zërin e Selanikut, që gjithmonë ishte qendër helenizmi në Ballkan në Mesdhe, është atdheu i refugjatëve dhe një fanar i drejtësisë. Përpjekja për të eliminuar Fredi Belerin ngjall pengesa për në rrugën europiane”, tha ai.
Nuk ka munguar në miting edhe sekretari për çështjet zgjedhore në PD e Sali Berishës. Ivi Kaso ka deklaruar nga Himara se Partia Demokratike mbështet zgedhjen e Belerit si kryetar i bashkisë së Himarës, ndërsa shtoi se ky i fundit ndodhet sot në burg “si një njeri që i doli përpara një bande hajdutësh që ka marrë peng Shqipërinë”.
Ai shtoi se burgosja e Belerit është bërë që të mos dalë në dritë “grabitja monstruoze” e pronave në bregdet që i përkasin këtij komuniteti.
“Si Partia Demokratike mbështesim zgjedhjen e Fredi Belerit si kryetar i bashkisë së Himarës. Fredi Beleri sot ndodhet në burg si një njeri që i doli përpara një bande hajdutësh që ka marrë peng Shqipërinë dhe bën sikur e qeveris. Është turp që sot në mes të Europës të kemi një të burgosur politik. Kjo bëhet që të mos dalë grabitja monstruoze e pronave në bregdet që i përkasin këtij komuniteti.
Avokati Ylli Manjani nga protesta në Himarë në mbështetje të kryebashkiakut të zgjedhur, Fredi Belerit, ‘kërcënoi’ kryeministrin Edi Rama, duke i bërë thirrje që të mos bëjë shkak me nervin e himarjotëve.
Më tej ai u shpreh se nuk bëhet fjalë vetëm për Belerin, por për demokracinë dhe vullnetin e lirë të shqiptarëve.
“Nuk bëhet shaka me nervin e himarjotit. Rama e ka gabim që luan me nervin e himarjotit se do e ketë me keq se ai i gjermanit. Nuk është çështja vetëm për Belerin, por është fjala për demokracinë, për ju, për vullnetin e lire”.
Por çudia vjen se përfaqësuesit e politikës opozitare në Tiranë nuk thanë asnjë fjalë për fjalët dhe tonet nacionaliste të përfaqësuesve nga Greqia.
U stepën apo nuk kishin kurajo të rimerrnin fjalën për të thënë se Himara ka qenë dhe mbetet shqiptare.