FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Veliaj mbjellë pemë, Tahiri kanabis

Placeholder Image

Në PS ka dy linja pune tash pak vite; njëra mbjellë kanabis ku kryesonte ish-ministri Saimir Tahiri dhe tjetra me mbjellje pemësh, lulishte dhe bari nga Erion Veliaj. Kanabisi duket se po perendon si “diell”, ndërsa mbjellja e pemëve vazhdon. Duke shfrytëzuar stinën e përshtatshme, grupet e punës të ndërmarrjeve të Bashkisë së Tiranës kanë mbjellë pemë të reja në rrugët kryesore të kryeqytetit duke i gjelbëruar ato, duke përmirësuar jo vetëm anën estetike, por njëkohësisht duke kontribuar për të patur një qytet dhe gjeneratë më të mirë dhe të shëndetshme nesër.

Siç mund të shihni edhe nga fotot, mbjelljet e reja janë bërë në rrugicat e zonës së ish-bllokut, e cila ka një dendësi të madhe banorësh dhe është një nga më të frekuentuarat nga të rinjtë. Paralelisht, puna ka vijuar dhe në zonën e Unazës së Re pranë Astirit.

Kryebashkiaku Veliaj ka ftuar bizneset që t’i bashkohen nismës për mbjelljen e pemëve të reja, duke dhuruar dy pemë për çdo automjetet që kompania zotëron.

Swiss Digital Desktop Reklama

 

Swiss Digital Mobile Reklama

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?