VIDEO KOMENTI I “KOHA JONË”: Marrëzia e qeverisë me anti-shpifjen
Partia Socialiste duket e vendosur që të miratojë sërish paketën anti-shpije, e cila nuk u dekretua nga Presidenti Ilir Meta për shkak se binte ndesh me Kushtetutën dhe konventat ndërkombëtare. Projekti i qeverisë është kundërshtuar nga organizatat ndërkombëtare të mediave, si dhe nga institucionet që monitorojnë Shqipërinë, si OSBE dhe Komisioni Europian. Këmbëngulja e mazhorancës për të kaluar një ligj anti-kushtetues është një marrëzi politike me kosto për vendin.
Për më shumë ndiqni video-komentin e “Koha Jonë”.