Ylli Manjani, avokati i të arrestuarit Pëllumb Gjoka: Prokuroria e papjekur, ai nuk ka lidhje me këto përgjime!
Ngjarja e publikuar me bujë nga Policia dhe SPAK, sipas avokatit Ylli Manjani, është një flluskë.
Ylli Manjani është avokat i biznesmenit Pëllumb Gjoka.
Avokati është shprehur se ndaj klientit të tij, i cili është nën hetim si i përfshirë në ngjarje kriminale, nuk ka asnjë provë dhe as përgjime. Avokati Ylli Manjani theksoi se klienti i tij, Pëllumb Gjoka ka mohuar të jetë përdorues i EncroChat dhe se fjalët e publikuara në përgjime nuk janë tij.
“Lejohen edhe arrestime ndaj personave që janë në hetim, pa ngritur akuza. Ka nisur mbi bazën e indicieve policore. Nuk ka përgjim. EncroChat njësoj sikur të hysh në arkivat e shtetit.
Nuk ka asnjë lidhje të klientit tim me ato ngjarje. Janë spekulime, prokuroria është e qartë se flitet për persona nën hetim dhe indicie për shkak të një letër porosie nga Franca.
Prokuroria është treguar e papjekur. Ai ka mohuar të jetë përdorues i këtye aparateve dhe fjalët e thëna s’janë të tij”, tha avokati i Pëllumb Gjokës, Ylli Manjani.
GJKKO ka caktuar masën arrest me burg 6 të arrestuarit gjatë operacionit “Metamofoza” dhe dy të tjerë të kapur në kushtet e flagrancës për armëmbajtje pa leje.