Ylli Manjani: Wizzair? Kurrë më! Asnjëherë!

Nga Ylli Manjani-

Wizzair?
Never ever again!
Kurrë më! Asnjëherë!
Mbrëmë, avioni i linjës Athinë-Tiranë nuk u nis. Që fluturimet anulohen kjo ndodh, por që pasagjerët të trajtohen çnjerëzisht, kjo është e papranueshme!
Pasi kishin njoftuar dy herë shtyrjen e orarit të fluturimit, që do të thotë pritje në aeroport te vendqëndrimi i pasagjerëve, diku rreth orës 12:00 të natës avioni imbarkohet, por nuk niset, megjithëse me pasagjerë në bord. Për më shumë se 2 orë kështu… Tmerr. As në qiell e as në tokë. Pengmarrje!
Pas 2 orë e kacafiu kujtohen të thonë se avioni nuk niset. Pasagjerët dalin nga avioni, rihyjnë në aeroport dhe lihen aty praktikisht në mes të katër rrugëve. Asnjë mundësi akomodimi!!!

“Flini ku të mundeni”.

Nuk dihet do niset apo jo sot një avion tjetër!!!

Kjo i ka ndodhur familjes time mbrëmë.

Disa muaj më parë na ndodhi thuajse e njëjta gjë në linjën Eindhoven-Tiranë. Im bir pati një përvojë shumë të keqe prej 6 orësh pritje dhe pa informacion..

Asnjë mirëkuptim nuk mund të tregojmë ndaj kësaj kompanie që ofron shërbim çnjerëzor. Na janë shtyrë e madje edhe anuluar fluturime edhe të linjave të tjera, por na kanë trajtuar njerëzisht. Na është prishur terezia, por kemi thënë “ndodhin këto gjëra”.
Wizzair jo! Trajtimi çnjerëzor është krim jo shërbim.
E sigurtë është që nuk do t’u blejmë më shërbim këtyre palaçove të papërgjegjshëm!
Ptu!/Ylli Manjani/

Shënim i redaksisë KJ: Në lidhje me shkrimin dhe qëndrimin e avokatit të njohur Ylli Manjani redaksia mbetet e hapur edhe për reagimin apo sqarimin e Wizzair për rastin në fjalë.

SHKARKO APP