“Zëri i Amerikës”: Siguria e plazheve dhe shërbimet, pikat e dobëta të turizmit shqiptar
Në Shqipëri sezoni turistik është në kulmin e tij dhe prurjet e turistëve sidomos në vijën bregdetare vijojnë të shënojnë rritje.
Ekspertët e ekonomisë thonë se edhe këtë vit cilësia e shërbimeve dhe siguria e plazheve mbeten pikat e dobëta për turizmin shqiptar.
Operatorët turistikë kanë së fundi shqetësim edhe zhvlerësimin e euros, sidomos për kontratat e lidhura me partnerët e tyre vitin e shkuar.
Sektori i turizmit po kthehet për Shqipërinë në një motor të rëndësishëm ekonomik ndërsa operatorët vendas po bëjnë përpjekje të shtojnë ofertën turistike jo vetëm në hapësirën detare por edhe turizmin kulturor dhe atë natyror.
Eksperti i Ekomisë Klodian Muço thotë se ky sektor tani ka një peshë gjithnjë e më të madhe në ekonominë shqiptare dhe tendencat janë që ai të përmirësohet gjithnjë e më tepër.
“Aktualisht impakti i turizmit direkt dhe indirekt në ekonominë shqiptare është 20% e Prodhimit të Përgjithshëm Bruto. Kjo nënkupton që një nga pesë njësitë e PPB vjen pikërisht nga turizmi. Duke parë shifrat vitin e kaluar dhe këtë vit tendenca është që turizmi të përmirësohet cdo ditë e më tepër.”
Zoti Muço thotë se problematika kryesore është pjesa e shërbimit.
Ne do kemi turizëm dhe vazhdojmë të kemi rritje por problematike është pjesa e shërbimit. Ikja e njerzve në mënyrë të vazhdueshme bën që të kemi gjithnjë e më pak persona që mund të shërbejnë. Duhet të kemi një shërbim cilësor që të jemi kompetitiv jo vetëm në sasi në turizëm por edhe në cilësi.
Zoti Muço thotë më tej se sektori turistik është i lidhur edhe me sektorë të tjerë. Nevojiten investime për të rritur aftësinë e sipërmarrjeve për të krijuar të ardhura nga turizmi, thotë ai.
“Turizmi është komplemenar me shumë sektorë të tjerë si është bujqësia, shërbimet, etj. Kjo nënkupton që të kemi një turizëm të sukses-shëm duhet të rrisim cilësinë . Kur flasim për cilësi nuk flasim vetëm për shërbimet por edhe tek të ardhurat që gjeneron turizmi. Që të shpenzohen sa më tepër para në Shqiëpri duhet të krijohen këto aktivitete komplemetare dhe për këtë duhet ndihma apo mbështetja qeveritare. Duhet të ketë më shumë investime cilësor në shërbime ,në transport, në infrastrukturë etj. Problemet me ujin, dritat, pastrimin vijojnë në disa zona bregdetare dhe kjo e cënon imazhin”.
Eksperti i ekonomisë Muço thotë më tej se për shumë sipërmarrje turistike po krijon vështirësi aktualisht edhe zhvlerësimi i ndjeshëm i euros në tregun valutor shqiptar.
“Ata që dëmtohn më shumë nuk janë ata që ofrojnë shërbime si jemi në Gjirokastër por ata që dërgojnë jashtë turistë apo operatorët që kanë bërë kontrata gjatë viteve të shkuara me partnerët e tyre.”
Krahas cilësisë së shërbimeve një pikë tjetër e dobët e tuizmit shqiptar shihet siguria e plazheve.
Policia shqiptare ka ndërmarrë kohët e fundit kontrolle në hapësirën detare duke sekuestruar dhjetëra mjete ludnirmi pa dokumente të rregullta apo në shkelje të rregullave të sigurisë në përpjekje për të shmangur incidentet.
Por në shumë stacione plazhi vëzhgimet e mediave kanë provuar se mungojnë vrojtuesit e plazheve dhe kullat e vrojtimit që janë një detyrim ligjor për sipërmarrjet.
Agejncia Kombëtare Brgedetit i tha Zërit të Amerikës se për sezonin turistik veror 2023, në zonën bregdetare, operojnë 1180 stacione të plazhit dhe 489 parcela të cilat janë plazhe publike, në dispozicion të pushuesve.
Agjencia tha se prania e pikës së vrojtimit për çdo subjekt është e lidhur ngushtë me praninë e vrojtuesit në stacionin e plazhit, i cili është detyrim ligjor për secilin subjekt, për çdo tetëdhjetë metër vijë lineare bregdetare.
Por kjo në një masë të madhe sipas vëzhgimeve në terren dhe raportimeve te mediave është e pazbatushme.
Federata e Vrojtusve të Plazheve thotë se ka një interesim nga vetë subjektet për të trajnuar vrojtuesit e plazheve.
Presidenti i Federatës Shqiptare “Vrojtuesit e Plazhit dhe Shpëtimit në Ujë” Erdit Gega thotë se ende tregu ka uri për vrojtues plazhi.
“Ende tregu ka uri për vrojtues plazhi, kë një këkresë nga vetë subjektet, të cilat kanë me thënë të drejtën një vështirësi për gjetjen e punonjësve për vrojtimine plazhit por Federata ka ngritur një strukturë e cila funksionon në të gjitha qytetet bregujore që nga Velipoja deri në Sarandë, po ashtu edhe në Pogradec , ku ushtrojmë kurset e formimit professional për “vrojtues plazhi”.
Sfida e vrojtuesve të plazhit është të ulet numri i fataliteteve njerëzore në det , thotë më tej zoti Gega.
“Nëse kemi pasur diku 47 apo 48 të mbytur para vitti 2017 kur ne kemi krijuar edhe kursin e parë për vrojtuesit e plazheve , ky trend ka ardhur duke zbritur megjithëse numri i turistëve është rritur. Aktualisht jemi 10 deri në 12 të mbytur në vit por që duhet akoma më shumë punë për të arritur rezultate, pse jo edhe pa asnjë viktimë në vit.”
Agjencia Kombëtare e Bregdetit i tha Zërit të Amerikës se sipas të dhënave nga qëndrat e formimit profesional rezultojnë rreth 1400 vrojtues plazhi të çertifikuar.
Agjencia tha se në të gjithë zonën bregujore, përfshirë dhe Bashkinë Vlorë, Sarandë, Himarë, janë kryer 60 inspektime nga ana e inspektorëve të saj dhe janë ndërmarrë masat administrative për 115 subjekte.
Disa raste të humbjes së jetës në det janë evidentuar edhe këtë vit, ndërkohë që incidentet gjatë këtyre muajve nuk janë vërejtur vetëm në hapësiren detare, por edhe gjatë eksplorimeve që turistët realizojnë në pjesët natyrore të vendit.
Katër turistë humbën jetën në maj në incidente të ndryshme gjatë vizitave të paguiduara në kanionet dhe zonat e alpeve dhe kjo ka rritur shqetësimin e operatorëve që punojnë me këto forma të turizmit
“Turistët nuk marrin guida lokale dhe kjo rrit rrezikun” thotë Aleks Tane, një operator që merret me turizmin e aventurës në Përmet.
“Ka pasur shumë incidente brenda Kanioneve të Langaricës pasi hyjnë pa guida lokale. Autoriteti i Zonave të Mbrojtura që menaxhon atë territor duhet të lërë punonësin e vet që të informojë turistët ose si bëhet edhe në bregdet në momentin që nuk lejohet hyrja ngrihet “flamuri i kuq”. Ka forma të ndryshme për të ndaluar hyrjen e turistëve në atë zonë. Ka pasur incidente edhe me turizmin me biçikleta pasi shumë operatorë të jashtëm kryejnë turizëm me biçikleta në rrugë nacionale dhe rrugët tona dihet se si janë.”
Sipas zotit Tane nevojitet infomimi dhe ndërgjegjësim më i madh, sidomos për turistët e huaj.
Vitin e shkuar në Shqipëri hynë 7.5 milionë shtetas të huaj me një rritje 32.6% se viti paraardhës, ndërkohë që këtë vit prurjet turistike pritet të jenë edhe më të mëdha./VOA/