A ishte Kadare një disident? Ylljet Aliçka: Çdo njeri përpiqet për familjen e tij, ishte guximtar…

Shkrimtari i njohur Ylljet Aliçka i ftuar në emisionin “Real Story” në “News 24” , duke folur për figurën e Ismail Kadaresë në 84-vjetorin e tij të lindjes, i pyetur nëse shkrimtari i madh ishte një disident, ai tha se di se ishte kurajoz.

Alicka shtoi se çdo njeri, çdo shkrimtar përpiqet për veten dhe për familjen, ndërsa shtoi se talenti i tij doli në dritë dhe falë Kadaresë, letërsia shqiptare njihet sot në Europë e botë.

Unë di se ka qenë kurajoz. Sigurisht që cdo njeri, cdo shkrimtar do punoj për veten, për familjen. Ka qenë i mençur për t’u promovuar. Falë talentit të tij, ai i ka sjellë dobi Shqipërisë dhe shoqërisë shqiptare.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ai diti që të sensibilizojë opinionin ndërkombëtar. Kadare luajti në atë hapësirë të vogël, në atë strukturë. Fenomeni Kadare sot është shumë i njohur. Kadare donte lirinë në atë kohë dhe realisht ia doli të njihej, të njihej botërisht”, deklaroi Alicka.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?