Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E hënë, 26 Tetor 2026, 08:39 Zoti Rama, thuajini emrat e “ekraneve të korruptuara”! “UNË NUK GËNJEJ edhe pse nuk i them të gjitha”, shkruan kryeministri Edi Rama, ndërsa akuzon ata që, sipas tij, “tërë këto ditë po…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Protesta para Kryeministrisë
  • Erjon Vishkulli
  • Zgjedhjet në Serbi
  • El Clasico
  • Koalicioni Shqiptar
  • Erlind Sulo
  • Franca në krizë
  • Protesta në Portugali
Lajmet e fundit
Në trend
  • Protesta para Kryeministrisë
  • Erjon Vishkulli
  • Zgjedhjet në Serbi
  • El Clasico
  • Koalicioni Shqiptar
  • Erlind Sulo
  • Franca në krizë
  • Protesta në Portugali
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Agi Bojaxhiu: Shën Tereza edhe në familje, e jashtëzakonshme në thjeshtësi

Kultura E mërkurë, 8 Shtator 2021 05:59
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Mbesa e vetme e shenjtores, Agi Bojaxhi tregon detaje nga jeta e Nënë Terezës.

“E adhuronte çokollatën e nuk e hante kurrë, i dukej ushqim luksi. Thoshte se “Shumica e njerëzve që njoh s’kanë para për ta blerë”.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Mund t'ju interesojë

Anulohen shfaqje nga protestat, nga Teatri i Kukullave te Opera

Anulohen shfaqje nga protestat, nga Teatri i Kukullave te Opera

23 Tetor 2026, 20:26
Lezhë/ Festë për 155-vjetorin e Fishtës, 83 vepra konkurrojnë për çmimet letrare

Lezhë/ Festë për 155-vjetorin e Fishtës, 83 vepra konkurrojnë për çmimet letrare

23 Tetor 2026, 15:48
Dame Judi Dench: Gjendja e syve më ka lënë të paaftë të aktroj apo lexoj

Dame Judi Dench: Gjendja e syve më ka lënë të paaftë të aktroj apo lexoj

22 Tetor 2026, 07:23

Në mbarë botën, e jo vetëm në Kishë, përkujtohet dyvjetori i shenjtërimit të Nënë Terezës, figurë që është përtej çdo dallimi ndërmjet besimeve. U shenjtërua vetëm 19 vjet pas vdekjes. E në një çast vërtet të rëndësishëm për Kishën katolike: në kulmin e Vitit Shenjt të asaj Mëshire, të cilën murgesha shqiptare, sa e thjeshtë, aq e madhe, e njohur edhe si Çmim Nobel për Paqen, e dëshmoi me jetë, në mënyrë të jashtëzakonshme.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Ishte Papa Françesku ai, që propozoi, e edhe ngulmoi, që ky shenjtërim të kremtohej para se të mbyllej një vit kaq i rëndësishëm për mbarë botën katolike. Viti i Mëshirës, me Shenjten e Mëshirës. Shenjtërimi, tejet i shpejtë, po të kemi parasysh se në këtë lartësi disa nga shenjtorët, që njohim e lusim, arritën nganjëherë jo vetëm pas shumë vitesh, por edhe pas shumë shekujsh.

Tereza Bojaxhiu, që shpejtoi gjithë jetën për t’i ndihmuar të mjerët, duke u bërë një rreze e dritës së Zotit për errësirën e botës, shpejtoi edhe për t’u lartuar në altar, që të mund të ndërmjetësonte sa më shpejt, edhe nga qielli, për të varfërit e vet. Edhe pse nuk deshi kurrë të dukej. Ndoshta prandaj gjithë ky vlerësim! Edhe dyvjetori i Shenjtërimit të saj u përkujtua nga mbarë bota. Ne po e përkujtojmë përmes një interviste, dhënë nga zonja Agi Bojaxhiu, mbesa e vetme e Terezës, sot mëse 72 vjeçe, me banim, që në të ritë e saj, në Sicili. Në këtë intervistë Agi, e bija e Lazrit, vëllait të Nënë Terezës, flet për hallën e vet, të jashtëzakonshme edhe në jetën familjare…:

“Nënë Tereza bënte shumë, por pa rënë kurrë në sy. Ishte tepër e  matur në gjithçka bënte. I bënte në mënyrë shumë të natyrshme e të vetvetishme edhe punët më të lodhshme. E kam parë duke u munduar shumë e pa pikë ankimi: duke larë çarçafët, edhe në moshë të shtyrë, duke u përkulur mbi njerëzit për një kohë të gjatë. Duke u bërë dyfish mbi kokën e atyre, që kishin sëmundje të rënda…Bënte punë të jashtëzakonshme. Veç ta shikoje duke prekur plagët, duke ndihmuar njerëzit, duke organizuar gjithë punën e motrave të saj…”.

Ishte po kaq e thjeshtë edhe në takimet familjare?

 “Po, absolutisht, ishte shumë e dashur… njeri që përhapte rreth vetes atmosferën e paqes. Kur flisja me të, fjalët më dilnin nga goja në një mënyrë krejt të veçantë. Nuk kisha folur kurrë me ndonjë tjetër, siç flisja me të. Dukej sikur më shikonte në bebe të syrit, por sytë e saj më depërtonin deri në shpirt, duke më mbushur plot me paqe. Në shtëpi ishte shumë e përmbajtur.

Për shembull, me që urdhri i saj është shumë i rreptë, ndonëse e adhuronte çokollatën, nuk e hante kurrë, sepse i dukej ushqim luksi. E thoshte: me që shumica e njerëzve që njoh e me të cilët rri, nuk ka para për ta blerë, nuk e ha as unë. Ja, të këtilla gjëra më kanë mbetur në kujtesë. Për të edhe karamelet ishin luks i madh. Prandaj kur ia dhuronin – e ia dhuronin vazhdimisht, karamelet e çokollatat – ajo ua falte të tjerëve, pa ruajtur asnjë për vete.

Dhuronte, gjithnjë, pa menduar se edhe ajo kishte gojë. Mua më dhuroi edhe një mandolinë, që ia kishin falur italo-amerikanët në Amerikë…E pra, i binte mandolinës. Kështu ishte ajo, speciale, por edhe normale, në kuptimin se nuk e ndjeje kurrë veten keq, kur ishe me të, siç mund të ndodhë në praninë e ndonjë personaliteti  botëror që, kur e takon, ndjehesh ngushtë…”.

Ishte thjesht  e jashtëzakonshme…

“Po, kjo është shprehja e saktë. Thjesht e jashtëzakonshme. I bënte të gjithë për vete, ishte e gatshme për të gjithë, dinte të thoshte fjalën e duhur, në çastin e duhur… Nuk ishte hallë klasike. Ishte hallë, por edhe Nënë Terezë: një përzierje e të dyjave. Nuk mund të them se ishte hallë, si të gjitha hallat…”.

Ata, që e njohën, e edhe ata, që mundën ta takojnë, qoftë edhe një herë të vetme, mbetën gjithnjë të prekur nga mënyra si lutej Nënë Tereza. Ju, a keni ndonjë kujtim për këtë?

“Ajo vijonte të më kujtonte se duhet të lutesha; familja duhet të lutet së bashku, më përsëriste. Ne nganjëherë luteshim bashkë, por jo gjithnjë. E ajo vijonte të më thoshte: “Para së gjithash vjen familja, familja jote. Ti duhet të kujdesesh për fëmijët e tu, për burrin tënd, për shtëpinë. Duhet ta dish ç’bëjnë e çnuk bëjnë. Pastaj, kur të kesh më shumë kohë, kushtoja të tjerëve”. Por, familja për të vinte para së gjithash, e shikonte si gjënë më të rëndësishme”

Thonë se ishte gjithnjë e gëzueshme, qeshte e, nganjëherë, jepte përgjigje të përshkuara nga një ironi të hollë…

“Po, e ç’ironi se! Shumëkush mendon se ajo ishte gjithnjë serioze, gjithnjë mendueshëm… nësa në të vërtetë ajo ishte gjithë gjallëri. Jepte ca përgjigje, s’po them sarkastike, por ironike sigurisht… Kishte shumë humor e nuk ishte fare bigote – a mund ta them edhe këtë?”.

Mendoj se  duhet të ketë pasur edhe shumë femërsi, apo jo?

“Po, kishte…Për shembull, kur ishte e re, kur ishte ende në vendlindje, kishte studiuar pianoforten. E i pëlqente t’i binte pianos. I pëlqenin shëtitjet, të cilat edhe i organizonte me shokët e shoqet e shkollës…Sepse ka qenë gjithnjë organizatore e madhe. Këtë ma thoshte edhe im atë!”.

Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Zoti Rama, thuajini emrat e “ekraneve të korruptuara”!
Tani

Zoti Rama, thuajini emrat e “ekraneve të korruptuara”!

Edhe sot kërkon DIALOG!
Para 10 minutash

Edhe sot kërkon DIALOG!

Kane, Yamal dhe Mbappe në garë të fortë për “Topin e Artë”
Para 2 orësh

Kane, Yamal dhe Mbappe në garë të fortë për “Topin e Artë”

Mohamed Salah te Trabzonspor: Si ylli egjiptian pushtoi zemrat e tifozëve turq
Para 2 orësh

Mohamed Salah te Trabzonspor: Si ylli egjiptian pushtoi zemrat e tifozëve turq

Më të lexuarat

1 Erjon Vishkulli mbërrin në Romë, ka një mesazh për shqiptarët
Para 15 orësh

Erjon Vishkulli mbërrin në Romë, ka një mesazh për shqiptarët

2 Çfarë qëndrimi ka Lista Studentore që fitoi zgjedhjet, ndaj Kosovës?
Para 2 orësh

Çfarë qëndrimi ka Lista Studentore që fitoi zgjedhjet, ndaj Kosovës?

3 Rama publikon videon e vëllait të Erjon Vishkollit: Operacioni në Itali po mbulohet nga shteti shqiptar
Para 13 orësh

Rama publikon videon e vëllait të Erjon Vishkollit: Operacioni në Itali po mbulohet nga shteti shqiptar

4 Vuçiq pranon humbjen në zgjedhje, fiton partia e Studentëve serbë
Para 10 orësh

Vuçiq pranon humbjen në zgjedhje, fiton partia e Studentëve serbë

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.