Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E hënë, 2 Nëntor 2026, 23:00 Ndodh për herë të parë, Bejta shfaqet pa syze në publik me kërkesë të nënës Artisti Bejta është bërë pjesë e Big Brother VIP Kosova 5. I njëjti që nga dalja në skenë, koncerte e projekte muzikore, ka marrë…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Veliaj-Rama
  • Takimi Gogu-Veliaj
  • Protesta studentore
  • Zgjedhjet lokale
  • Kandidatura Tiranë
  • Gazmend Paja
  • Bejta
  • Partizani-Teuta
Lajmet e fundit
Në trend
  • Veliaj-Rama
  • Takimi Gogu-Veliaj
  • Protesta studentore
  • Zgjedhjet lokale
  • Kandidatura Tiranë
  • Gazmend Paja
  • Bejta
  • Partizani-Teuta
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

“Akullthyesit” pushtojnë skenën e “Skampës”, Elbasani mirëpret grupin që bëri jehonë ndër vite

Kultura E hënë, 12 Tetor 2026 11:44
“Akullthyesit” pushtojnë skenën e “Skampës”, Elbasani mirëpret grupin që bëri jehonë ndër vite
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Grupi legjendar elbasanas “Akullthyesit” është rikthyer në skenën e Teatrit “Skampa”, duke dhuruar një koncert të veçantë që solli emocione, nostalgji dhe kujtime për disa breza.

Me Ymer Ashikun në vokal, skena e “Skampës” u gjallërua nga energjia dhe interpretimi i një prej zërave më të njohur të grupit. Ashtu si në vitet e para të karrierës së tij, Ashiku pushtoi skenën me muzikën dhe interpretimin e tij, ndërsa publiku e mirëpriti me duartrokitje të gjata. Në një mbrëmje plot emocione, të pranishmit u ngritën në këmbë, duke kënduar dhe përjetuar nga afër këngët që kanë shënuar historinë e grupit.

Rikthimi i “Akullthyesve” në Elbasan ishte më shumë se një koncert. Ishte një takim me kujtesën muzikore të qytetit, me këngët që bënë jehonë ndër vite dhe që vazhdojnë të ruajnë lidhjen e fortë me publikun.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

“Ne kemi qenë një grup që i kemi dhënë shumë qytetit dhe kjo është arsyeja pse njerëzit rikthehen te muzika jonë. Jam shumë i lumtur. Ishte një natë magjike. Sollëm muzikë të mirë, këngë me ndjenjë dhe tekste që prekin e përjetohen. Besoj se ky koncert do të mbahet mend gjatë”, u shpreh vokalisti Ymer Ashiku.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Edhe drejtori i Qendrës së Artit në Bashkinë Elbasan, Klinton Kapaj, e vlerësoi këtë rikthim si një moment krenarie për qytetin, duke vënë në dukje rëndësinë e trashëgimisë muzikore që grupi ka krijuar ndër vite.

“Akullthyesit” u krijuan në Elbasan në vitin 1989, me iniciativën e Bledi Shishmanit dhe Gentjan Haxhiademit. Me ndërthurjen e muzikës rock, teksteve të ndjera dhe stilit të tyre të veçantë, grupi fitoi shpejt vëmendjen e publikut, duke lënë gjurmë në jetën muzikore të qytetit.

Mund t'ju interesojë

“Historitë e çmendura të Tiranës” i Ben Blushit pritet me endje dhe interes të madh

“Historitë e çmendura të Tiranës” i Ben Blushit pritet me endje dhe interes të madh

Para 16 orësh
“Ka kaluar pak kohë”: Pritje heroike për britanikun pas 28 vitesh ecje rreth botës

“Ka kaluar pak kohë”: Pritje heroike për britanikun pas 28 vitesh ecje rreth botës

Para 16 orësh
Anglezi Sir John of Newport dhe Skënderbeu

Anglezi Sir John of Newport dhe Skënderbeu

1 Nëntor 2026, 18:41

Rikthimi në skenën e “Skampës” dëshmoi se muzika e tyre vazhdon të bashkojë breza dhe se Elbasani e mirëpret me krenari grupin që ka qenë pjesë e historisë së tij artistike. Miranda Sadiku

Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Ndodh për herë të parë, Bejta shfaqet pa syze në publik me kërkesë të nënës
Para 8 orësh

Ndodh për herë të parë, Bejta shfaqet pa syze në publik me kërkesë të nënës

Avokati i Veliajt: Rama më mori sot në telefon duke fyer dhe kërcënuar
Para 8 orësh

Avokati i Veliajt: Rama më mori sot në telefon duke fyer dhe kërcënuar

Letra nga Veliaj, ish-ministrja Meksi: Nëse nuk respektohet ligji për kryetarin e Bashkisë, çfarë garancie ka qytetari?
Para 8 orësh

Letra nga Veliaj, ish-ministrja Meksi: Nëse nuk respektohet ligji për kryetarin e Bashkisë, çfarë gara...

Qori-Curri përplasen për letrën e Veliajt drejtuar Ramës
Para 8 orësh

Qori-Curri përplasen për letrën e Veliajt drejtuar Ramës

Më të lexuarat

1 Avokati i Veliajt: Rama më mori sot në telefon duke fyer dhe kërcënuar
Para 8 orësh

Avokati i Veliajt: Rama më mori sot në telefon duke fyer dhe kërcënuar

2 Qori-Curri përplasen për letrën e Veliajt drejtuar Ramës
Para 8 orësh

Qori-Curri përplasen për letrën e Veliajt drejtuar Ramës

3 ”Larg qoftë të më punësojë Lali Eri”, Arbër Hajdari reagon pas letrës nga Erion Veliaj
Para 9 orësh

”Larg qoftë të më punësojë Lali Eri”, Arbër Hajdari reagon pas letrës nga Erion Veliaj

4 Letra nga Veliaj, ish-ministrja Meksi: Nëse nuk respektohet ligji për kryetarin e Bashkisë, çfarë garancie ka qytetari?
Para 8 orësh

Letra nga Veliaj, ish-ministrja Meksi: Nëse nuk respektohet ligji për kryetarin e Bashkisë, çfarë gara...

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.