Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E mërkurë, 11 Nëntor 2026, 08:01 COP31 në Antalia: Merz, Macron, Meloni dhe Sanchez mungojnë në Samitin e Liderëve, von der Leyen mban fjalimin Samiti i Liderëve të COP31 hapet në Antalia, por kancelari gjerman Merz, presidenti francez Macron, kryeministrja italiane Meloni dhe kryeministri spanjoll Sanchez mungojnë. BE-ja…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Protesta në Tiranë
  • Zgjedhjet lokale
  • Pensionet
  • Ueno Bank
  • Veliaj
  • Reforma zgjedhore
  • Irani
  • Qeveria teknike
Lajmet e fundit
Në trend
  • Protesta në Tiranë
  • Zgjedhjet lokale
  • Pensionet
  • Ueno Bank
  • Veliaj
  • Reforma zgjedhore
  • Irani
  • Qeveria teknike
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

“Albanian Key”, çelësi monumental që vjen në Shkodër të hapi dyert e së ardhmes së qytetit

Kultura E enjte, 8 Shkurt 2024 10:08
“Albanian Key”, çelësi monumental që vjen në Shkodër të hapi dyert e së ardhmes së qytetit
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Nga Albert Vataj

Rilindja e Shkodrës së legjendave dhe të mbretërve, ka nisur tashmë të behet një realitet i prekshëm dhe një shpresë që vjen të rizgjojë kapacitetet përtëritëse të këtij qyteti vlerash dhe kontributesh të pashoqe në historinë e gjatë të përpjekjeve të ngadhënjimshme për identitet dhe integritet.

Janë projektet ambicioze të kryebashkiakut, Benet Beci, që po të bëjnë të mundur që Shkodra t’u kthehet shkodranëve, madhështia e kësaj kryeqendre të kryqkalimit të kulturave dhe pagëzimit të shpirtjeve blatuese, të jenë altar i kësaj vullnese për ndryshim, lartësim i kësaj kreshte të krenarisë shqiptare. Që Shkodra të ketë vendin e merituar në aspiratat e ardhmërisë, që ju mohua padrejtësisht dhe pashpirtshmërisht, në betejat e gjatë dhe absurde të polarizimeve politike dhe ëndërrvrasjeve të atij shpirti të purifikuar idealesh.

Po, si pjesë e ansamblit mahnitës që do të kurorëzojë madherishëm hyrjen e këtij qyteti, ka nisur puna për ndërtimin e “Albanian Key”, skulpturës monumentale që do të vendoset në një nga rrethrrotullimet kryesore të hyrjes së qytetit, në qendër të gjithëasaj që do të përbëjë solemnitetin e mirëseardherjes në Shkodër.

Prezantimi e kësaj ngjarje artistike u bë në takimin që mjeshtri me famë botërore, italoshqiptari, Milot, i shoqëruar nga ambasadori italian në vendin tonë, Fabrizio Bucci, pati me kryebashkiakun e Shkodrës, Benet Beci, i cili garantoi se do të ishte prezent në çdo nevojë dhe përfshirje, në funksion të përmbushjes me sukses të këtij projekti ambicioz artistik, këtij arti që i bëhet Shkodrës dhuratë nga Konkursi Ndërkombëtarë, “Art në hapësirën publike”, shpallur nga ministria e Kulturës.

“Albanian Key” është një nga veprat artistike më të mëdhatë që do të vendoset në hyrje të qytetit të Shkodrës, implementimi i së cilës do të bëhet e mundur nga një kastë mjeshtrash të përbërë nga skulptori, Alfred Mirash – Milot, Drejtori Artistik, Michele Stanzione, kuratori, Albert Vataj, arkitekti, Suela Dragovoja, inxhinieri Valbona Calliku dhe Enver Zafeli, Michele Palumbo, dizajn i lehtë, Paolo Sandrini.

Padyshim që kjo kryevepër e një shpirti krijues, nuk mund të përmbushej pa kontributin e bashkupunëtorëve, Lai Junjie dhe Albina Shkreli Mirashi. Një peshë të rëndë do të mbajë mbi supe VATA Kostruksion, MICULI Shpk, Associazione Mille Volti, Italy.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Janë këto angazhime dhe përgjegjësi profesionale, këto përkushtime të përgjegjësisë artistike, cilat do të përfaqësohen në këtë ballafaqim, si në një sipërmarrje, që do të hyjë në historinë e artit shqiptar si një ngjarje. Dhe kush më denjësisht mund ta meritonte “Albanian Key”, këtë kolos arti, veç Shkodrës, qytetit që ka pararendur në Historinë e Shqiptar, si identitet unik i kulmimit të akteve përfaqësuese, si në aspektin historik, ashtu edhe në atë kulturor, artistik, etnografik, etj..

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Kjo sfidë e kurajshme artistike e Milot është jo vetëm një vepër monumentale për Shkodrën e monumenteve të shpirtit krijues, por edhe përmbushje e amanetit, kujtimit dhe nderimit të të parëve të tij.

E si mund të vinte në rrënjët e gjakut mjeshtri, Alfred Mirash – Milot, përveçse me “Albanian Key”, një çelës si një hajmali fati në portat hyrëse të qytetit të Shkodrës, një çelës që vjen të dëshmojë përmes idesë dhe realizimit, se ne meritojmë një të sotme dhe të ardhme për ne dhe fëmijët tanë, pa dyer të mbyllura, pa ndalime, pa privacione. Dhe kush mund të flasë me një gjuhë më të pastër, më të sinqertë dhe më realiste se sa arti, krijimi, i cili vjen të komunikojë me të gjithë dhe të përfshijë të gjithë në këtë manifestim sublimiteti krijues dhe përjetues.

Mund t'ju interesojë

Aleksandër Beçiri: Shpirti, Shpia, Atdheu!

Aleksandër Beçiri: Shpirti, Shpia, Atdheu!

9 Nëntor 2026, 18:32
Pse quhet Tirana? Ben Blushi rrëzon legjendën e origjinës nga Teherani në librin ”Historitë e Çmendura të Tiranës”

Pse quhet Tirana? Ben Blushi rrëzon legjendën e origjinës nga Teherani në librin ”Histo...

6 Nëntor 2026, 16:07
Libri i Ben Blushit, shitje rekord

Libri i Ben Blushit, shitje rekord

5 Nëntor 2026, 16:40

 

Etiketat e lidhura

albert vataj
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

COP31 në Antalia: Merz, Macron, Meloni dhe Sanchez mungojnë në Samitin e Liderëve, von der Leyen mban fjalimin
Para 2 minutash

COP31 në Antalia: Merz, Macron, Meloni dhe Sanchez mungojnë në Samitin e Liderëve, von der Leyen mban ...

Horoskopi i ditës, e mërkurë 11 nëntor 2026
Para 2 orësh

Horoskopi i ditës, e mërkurë 11 nëntor 2026

Moti sot: stuhi me rrufe në Tiranë e Shkodër, Vlorë deri 24°C
Para 2 orësh

Moti sot: stuhi me rrufe në Tiranë e Shkodër, Vlorë deri 24°C

Kryeministri me bashkëshorten, Lindën, priten nga Presidenti Francez në “Palais de l’Élysée”
Para 2 orësh

Kryeministri me bashkëshorten, Lindën, priten nga Presidenti Francez në “Palais de l’Élysée”

Më të lexuarat

1 Pensionet, zbulohet shifra që pritet në 2029! Ja sa do të marrë pensionisti rural çdo muaj
Para 10 orësh

Pensionet, zbulohet shifra që pritet në 2029! Ja sa do të marrë pensionisti rural çdo muaj

2 Ilir Meta shigjeton liderin e PD, Berisha: Duhet rikthyer Kushtetuta e para vitit 2008….
Para 11 orësh

Ilir Meta shigjeton liderin e PD, Berisha: Duhet rikthyer Kushtetuta e para vitit 2008….

3 Zbardhet identiteti i shqiptarit të vr*rë në Spanjë, ja si veproi autori
Para 10 orësh

Zbardhet identiteti i shqiptarit të vr*rë në Spanjë, ja si veproi autori

4 A do të marrë pjesë Veliaj në Asamblenë e PS-së? Klosi zbulon pengesën
Para 11 orësh

A do të marrë pjesë Veliaj në Asamblenë e PS-së? Klosi zbulon pengesën

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.