Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E enjte, 22 Tetor 2026, 09:38 Policia me masa të rrepta, rrethohet i gjithë perimetri i Kuvendit. Një autobot uji vendoset pranë institucionit Sot mblidhen deputetët në seancën e parë plenare që pas nisjes së protestave të dhunshme, ndërsa studentët kanë paralajmëruar sërish tubim te Kuvendi. Policia…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Protesta studentore
  • Dialogu me Ramën
  • Ndryshime në qeveri
  • Champions League
  • Avokati i Popullit
  • Policia e Tiranës
  • Berisha dhe PD
  • Ballkani Perëndimor
Lajmet e fundit
Në trend
  • Protesta studentore
  • Dialogu me Ramën
  • Ndryshime në qeveri
  • Champions League
  • Avokati i Popullit
  • Policia e Tiranës
  • Berisha dhe PD
  • Ballkani Perëndimor
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Amaneti i Moikom Zeqos, ja vendi ku donte t’i bëheshin homazhet dhe ku të varrosej

Kultura E hënë, 15 Qershor 2020 11:59
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Poeti, publicisti, studiuesi i trashëgimisë shpirtërore dhe materiale të popullit shqiptar, eruditi Moikom Zeqo, ndare nga jeta mengjesin e sotem, do te varroset ne Tirane.

Reklamo në Koha Jonë
Reklamo në Koha Jonë

Ky ka qene edhe amaneti qe ka lene vete Zeqo pak muaj  më parë, gjate kohes qe ka qene i shtruar ne spital, teksa kurohej per semundjen e rende nga e cila vuante prej shume kohesh.

Mund t'ju interesojë

Dame Judi Dench: Gjendja e syve më ka lënë të paaftë të aktroj apo lexoj

Dame Judi Dench: Gjendja e syve më ka lënë të paaftë të aktroj apo lexoj

Para 2 orësh
Al Pacino, aktori legjendar, merr çmimin e karrierës nga SAG-AFTRA

Al Pacino, aktori legjendar, merr çmimin e karrierës nga SAG-AFTRA

16 Tetor 2026, 10:15
“Britannica”: Shqipëria ndër shekuj, nga e kaluara e trazuar te perspektiva evropiane

“Britannica”: Shqipëria ndër shekuj, nga e kaluara e trazuar te perspektiva evropiane

13 Tetor 2026, 10:25

Gazetarja e “Panorama” ka mesuar se ai u la amenet familjareve per vendin ku donte te prehej dhe vendin ku deshironte t’i beheshin homazhet e lamtumires se fundit.

Swiss DigitalReklamo në Koha Jonë

“Gjate shtrimit ne spital pak muaj me pare, kur pati nje perballje te veshtire me semundjen, ne kohen kur kaloi nje moment shume te veshtire, saqe mendoi se preku fundin, ai u tha familjareve se donte qe homazhet te beheshin prane Muzeut Historik Kombetar, institucion qe ai e drejtoi per disa vite”- raporton gazetarja, duke shtuar se donte te varrosej ne Tirane.

***

Moikom Zeqo vuante prej disa vitesh nga një sëmundje e pashërueshme, e cila asnjëherë nuk e mundi. Deri në ditët e fundme të jetës ai ishte i pranishëm në shtypin e shkruar, me mendimin dhe kulturën e tij të gjerë. Autor i mbi 60 librave poetikë, kulturorë dhe shkencorë, ai njihet si një prej autorëve më prodhimtarë në historinë e letrave shqipe.

Veprimtaria krijuese e Moikom Zeqos u zhvillua para së gjithash në fushën e poezisë. Njihet si një prej përfaqësuesve më të shenjuar të brezit letrar pas-Kadare. Hyri në jetën letrare dhe kulturore të vendit si poet me figuracion të guximshëm, me ndikime nga De Rada e Migjeni, me një frymëzim të dukshëm qytetar dhe intelektual. E njohur si poezi e mendimit dhe e refleksionit të brendshëm, në tri dekadat e fundme ajo u shfaq me një figurshmëri edhe më moderne, duke u bërë e njohur si poezi e mendjes, zemrës dhe shpirtit, por para së gjithash si poezi ezoterike. Poezia e Moikom Zeqos më së shumti është poezi e kërkimit dhe e enciklopedizmit se e frymëzimit rastësor. Kjo është arsyeja që poezia e shoqëroi atë gjatë gjithë jetës, prej viteve të rinisë deri në çastet e fundme të jetës.

I diplomuar për gjuhë dhe letërsi shqipe, Moikom Zeqo shkroi shumë vepra studimore për autorët më të rëndësishëm të saj prej fillimeve deri në kohët moderne. Në mënyrë të veçantë në vëmendjen e tij qenë shekujt e humanizmit europian në Shqipëri, me Barletin, Buzukun e Bogdanin; letërsia arbëreshe me De Radën; letërsia midis dy luftërave me Migjenin dhe letërsia popullore shqiptare. Moikom Zeqo shkroi gjithashtu artikuj e studime me karakter njohës e interpretues edhe për ritet dhe mitet e popullit shqiptar, dukuritë specifike etnografike të tij, folklorin, kujtesën gojore në përgjithësi. Për një kohë të gjatë ai ndoqi për së afërmi procesin krijues në tërësinë e vet me syrin e kritikut dhe të gazetarit: letërsinë, artet figurative, jetën e skenës dhe të kinemasë shqiptare.

Me gjithë karakterin shumëpërmasësh të veprimtarisë së tij poetike dhe kërkimore, Moikom Zeqo gradën shkencore “doktor” e mbrojti në fushën e arkeologjisë, që përbën drejtimin e dytë shumë të rëndësishëm të ndihmesave të tij. Më shumë se kërkues i terrenit, Moikom Zeqo shkroi për shumë çështje të lashtësisë së qytetërimit iliro-shqiptar dhe për vazhdimësinë midis tyre mbështetur në një bibliotekë shumë të pasur dhe në njohuritë e tij të gjera për qytetërimet antike, sidomos për qytetërimin grek dhe romak. Në mënyrë të veçantë interesim shkencor në këtë fushë pati për praninë e romanitetit në trashëgiminë shqiptare.

Publicistika, me shkrimet kritike për zhvillimet bashkëkohore dhe me karakterin e saj polemik, është një tjetër bashkudhëtare krijuese e Moikom Zeqos. Bashkë me ushtrimin e suksesshëm të detyrave të larta shtetërore dhe përfaqësuese, si ministër dhe deputet, publicistika përbën një prej formave të pjesëmarrjes së tij qytetare në jetën publike si mendimtar e nismëtar. Në dekadën e fundme të shekullit XX ai ishte një prej bashkëpunëtorëve më të vendosur të shtypit të lëvizjes çlirimtare të Kosovës dhe për këtë kontribut ai është nderuar me dekoratën e lartë të Urdhrit të Pavarësisë.
Moikom Zeqo është fitues i disa çmimeve letrare kombëtare dhe mban mirënjohjen Urdhrin “Mjeshtër i Madh”.

Ndarja nga jeta e Mojkom Zeqos është një humbje e madhe për kulturën dhe botën e letrave shqipe, Ai do të mbetet një zë i veçantë dhe me vlera në fondin, identitetin dhe trashëgiminë e kulturës shqiptare.

Etiketat e lidhura

homazheMoikom zeqo
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Policia me masa të rrepta, rrethohet i gjithë perimetri i Kuvendit. Një autobot uji vendoset pranë institucionit
Para 2 minutash

Policia me masa të rrepta, rrethohet i gjithë perimetri i Kuvendit. Një autobot uji vendoset pranë ins...

Egnatia kërkon një tjetër mrekulli në Europë, sfidojnë danezët e Aarhus
Para 6 minutash

Egnatia kërkon një tjetër mrekulli në Europë, sfidojnë danezët e Aarhus

Përfaqësues nga 91 vende, Tirana mikpret për herë të parë Bordin Drejtues të PISA-s
Para 8 minutash

Përfaqësues nga 91 vende, Tirana mikpret për herë të parë Bordin Drejtues të PISA-s

Shkencëtarët: Toka po ngrohet tepër shpejt
Para 17 minutash

Shkencëtarët: Toka po ngrohet tepër shpejt

Më të lexuarat

1 I riu kërkoi ta takonte, Rama e pret: Një vizitor i veçantë pa gurë në xhep, po me zemrën në vendin e duhur
Para 16 orësh

I riu kërkoi ta takonte, Rama e pret: Një vizitor i veçantë pa gurë në xhep, po me zemrën në vendin e ...

2 Dritan Goxhaj në ”Koha Jonë-Debat” zbulon skenarin: Rama ikën, Presidenti zgjedh kryeministrin e ri
Para 14 orësh

Dritan Goxhaj në ”Koha Jonë-Debat” zbulon skenarin: Rama ikën, Presidenti zgjedh kryeministrin e ri

3 Rudina Hajdari sfidon studentët: Uluni përballë Ramës, ai nuk ka si të mbrohet. Dikush tjetër do të negociojë në kurrizin tuaj
Para 16 orësh

Rudina Hajdari sfidon studentët: Uluni përballë Ramës, ai nuk ka si të mbrohet. Dikush tjetër do të ne...

4
Para 15 orësh

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.