Artistët e TKOB: Ambjenti është komod, por duhet investuar edhe në instrumenta

Artistët e Teatrit të Operas dhe Baletit, sapo shijojnë ambjentet e reja në shtëpinë e re.  Ata thonë se komoditetit të ambjenteve duhet t’i shtohet edhe investimi në vegla të reja muzikore, pasi nuk është investuar për to prej 30 vitesh.

Artistët e operas, instrumentistë, solistë dhe balerinë, janë kthyer në shtëpinë e tyre edhe pse ende e pa përfunduar.

Këto janë provat e para që zhvillojnë në studiot e rikonstruktura, përshtypjet e para për ambjentin janë këto.

“Një nga gjërat më të mira që ka ndodhur është se studio e orkestrës është një ndryshim shumë cilësor për ne, edhe akustika është e mirë”.

Instrumentisti i parë i operas violoncelisti, Kujtim Vorpsi e cilëson domosdoshmëri investimin në vegla të reja  dhe cilësore.

“Meqenëse për teatrin është bërë gjithë ky investim, investimi i dytë i rëndësishëm është që muzikantët të pajisën me instrumenta kualitativë”.

Shumë artistë instrumentat i kanë personal, por ata do të donin për ambjente të jashtë, violina  të institucionit.

“Kam bërë një kërkesë, pavarësisht se kam vegla perosnale, por duhet të kemi edhe vegla të tjera muzikore”.

Ndërkohë që në studion e baletit, po zhvillohen provat për “Carmina Burana”. Balerinët të cilët po testojnë ambjentet kanë si shqetësim kryesor dyshemenë, e cila është më e fortë se duhet.

“Ndjehemi mirë sepse jemi aty ku duhet të jemi, edhe pse ka disa problematika të vogla. Specifikisht sektori jonë ka problematikën e parketit pasi është pak më e fortë”.

Teatri i Operas dhe Baletit nga data 13 mars deri me 16 mars rikthen operan “La Bohem” në Pallatin e Kongreseve dhe “Carmina Buran” me datat 19 dhe 20 në “Ar Turbinë”. Ndërsa skena e re pritet të hapë dyert për publikun në muajin qershor. /abcnews.al

Artistet e TKOB: Ambjenti eshte  komod, por duhet investuar ne instrumenta  | ABC News Albania

SHKARKO APP