Biseda e fundit me regjisorin, Besnik Bisha: Gjergji shpëtoi kinemanë
Pas ndarjes nga jeta një ditë më parë të regjisorit të njohur Gjergj Xhuvani, me anë të një lidhje telefonike për Report Tv, miku i tij i ngushtë, Besnik Bisha ka treguar edhe momentin e fundit kur e kishte takuar. Regjisori Bisha ka deklaruar se është një humbje e madhe për artin pasi mikun e tij të ndjerë e ka konsideruar si nj krijues të shkollës së filmit dhe që e donte shumë kinemanë.
”Kemi xhiruar filma ku kinemaja mendohej se duhej mbyllur, ne me disa miq, protestuam. Arriti që disa filma ai t’i xhironte. Arriti të shpëtonte kinemanë. Iku duke na lënë një trishtim të madh, e donte shumë punën e tij. Po të mos e donte nuk do ta vazhdonte këtë profesion si shumë të tjerë duke marrë parasysh ekonominë. Eshtë një nga krijuesit e shkollës se artit. Kemi patur bashkejetese akademike hap pas hapi, miq shumë dhe konkurrentë. Kontakti i fundit me të ishte një muaj më para ku ne po fillonim pushimet. Ai tha se duhej të ikte nga postproduksioni, muzika i kishte mbetur i pakënaqur dhe kshu. Nuk kam patur info të tjera të ri. Kishte mbaruar filmin, montazhin. Kaq shpejt akoma ka ngelur…verisoni që di unë është një atak kardiak. Ka qenë baba, bashkëshort, vëlla, mik të gjitha këto e bënin një artist që ka dhënë gjurmën e vet. Do të kujtohet nga të tjerët si regjisor. Do të kujtohet nga ne ishte një njeri i mirë”.