FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Drama “Tri gra dhe Misugi” udhëton në Kosovë

Drama “Tri gra dhe Misugi” vijon të shfaqet në skenat teatrore në qytetet e Kosovës. Mbrëmja e datës 10 dhjetor, shfaqja me regji nga Suela Bako është në Teatrin e Qytetit në Gjilan, më 11 dhjetor – teatri “Adriana” në Ferizaj dhe 12 dhjetor teatri “Hadi Shehu” në Gjakovë.

“Tri gra dhe Misugi”, dramatizim nga novela e famshme “Çiftja” e shkrimtarit japonez Yasushi Inoue pas premierës në Teatrin Kombëtar Eksperimental “Kujtim Spahivogli”, po shfaqet dhe në skena të tjera teatrore.

Në thelb të dramës, janë tri letra dërguar Misugit, një burri, që gjendet në mes të një trekëndëshi tragjik dashurie. E vendosur në kontekstin e ditëve të sotme, me tri personazhe, aktorja, regjisori dhe asistentja, pjesa zbërthehet me të njëjtën strukturë të shtresëzuar dhe me ngjyrimin dhe shijen e Orientit të largët vjen nën interpretimin e aktorëve Suela Bako, Romir Zalla dhe Anila Muçaj.

Swiss Digital Desktop Reklama

Në një shfaqje të konceptuar si teatër brenda teatrit, përmes distancimit në intervalet mes monologjeve (letrave) zbërthejmë marrëdhënien njerëzore aktor – regjisor me kompleksitetin e saj, e cila shkon në rrafsh paralel me rrëfimin e personazheve të Inoues.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?