Ermonela Jaho masterklasat për zërat operistikë, këtë herë pa pagesë

Deri më 5 tetor, nga 8 orë në ditë Ermonela Jaho, një ndër zërat më të mirë në botë do të jetë e përfshirë në jetën e atyre që kanë zgjedhur të jenë në masterklasat e saj, jo vetëm për teknikën fizike të këndimit, por edhe për ndërtimin e një roli në skenën teatrale.

Ndyshe nga masterklasast e para, ku artistja nuk ishte e kënaqur me pjesëmarrjen, këtë tetor Ermonela Jaho u shfaq optimiste. Këtë herë, Masterclass-i ofrohet pa pagesë, pas debateve të shumta dhe një prej justifikimeve për pagesat e larta të përvojës së parë të këtij lloji në teatrin shqiptar.

Ata që kanë zgjedhur të jenë trajnimet e sopranos shqiptare janë nga mosha 22 e deri në 30 vjeç, të rinj që suksesin e Ermonela Jahos jo vetëm e duartrokasin, por edhe e shohin si motiv frymëzimi.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?