Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E mërkurë, 21 Tetor 2026, 22:59 Champions/ Paqe mes Bayernit dhe Arsenalit, Interi fiton me vuajtje, Reali bën detyrën Champions League ka dhuruar emocione dhe gola në ndeshjet e mbrëmjes, me Real Madridin që triumfoi 4-1 ndaj Leipzigut, ndërsa Bayern Munich dhe Arsenali…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Protesta studentore
  • Dialogu me Ramën
  • Ndryshime në qeveri
  • Champions League
  • Avokati i Popullit
  • Policia e Tiranës
  • Berisha dhe PD
  • Ballkani Perëndimor
Lajmet e fundit
Në trend
  • Protesta studentore
  • Dialogu me Ramën
  • Ndryshime në qeveri
  • Champions League
  • Avokati i Popullit
  • Policia e Tiranës
  • Berisha dhe PD
  • Ballkani Perëndimor
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Ernest Koliqi, qëndrestar i paepur i stuhive politike, i keqkuptuar dhe i anatemuar nga çaprazitë e rendeve ideologjike

Kultura E enjte, 15 Janar 2026 10:12
Ernest Koliqi, qëndrestar i paepur i stuhive politike, i keqkuptuar dhe i anatemuar nga çaprazitë e rendeve ideologjike
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Nga Albert Vataj
Ernest Koliqi do të mbetet një prej atyre figurave themelore që i dhanë kulturës shqiptare jo vetëm formë dhe zë, por edhe dinjitet përballë furtunave të historisë. Ai ishte ndër vepruesit vullnetmirë që, me vetëdije të kthjellët dhe përkushtim apostolik, kremtuan visaret e njëmendta të traditës dhe vlerave shpirtnore shqiptare, duke i grishur ato në mbamendjen e brezave. Qëndrestar i paepur i stuhive politike, i keqkuptuar dhe i anatemuar nga çaprazitë e rendeve ideologjike, Koliqi mbeti një figurë e spikatur në kapërcyellin e ndryshimeve, aty ku kultura kërkon kurajë dhe e vërteta kërkon sakrificë.

Reklamo në Koha Jonë
Reklamo në Koha Jonë

Pakkush si ai qe njëherësh kaq kudogjindshëm dhe kaq i vetvetishëm në aktin shqiptar të njohjes përbotshme të pasurisë shpirtërore e gjuhësore të kombit. Si dishepull i dijes dhe apostull i krijimit, Koliqi mishëroi mëtimin më qenësor të shërbestarit të devotshëm të shqipes, duke u shndërruar në ngadhënjimtar të risive në artin e rrëfimtarisë. Rrallëherë arsimi dhe letërsia shqiptare kanë ndeshur një model kaq të veçantë: një mendje erudite, një vizionar i guximshëm, një bartës i traditës që e çoi atë drejt modernitetit pa e cënuar thelbin.

Mund t'ju interesojë

Al Pacino, aktori legjendar, merr çmimin e karrierës nga SAG-AFTRA

Al Pacino, aktori legjendar, merr çmimin e karrierës nga SAG-AFTRA

16 Tetor 2026, 10:15
“Britannica”: Shqipëria ndër shekuj, nga e kaluara e trazuar te perspektiva evropiane

“Britannica”: Shqipëria ndër shekuj, nga e kaluara e trazuar te perspektiva evropiane

13 Tetor 2026, 10:25
“Akullthyesit” pushtojnë skenën e “Skampës”, Elbasani mirëpret grupin që bëri jehonë ndër vite

“Akullthyesit” pushtojnë skenën e “Skampës”, Elbasani mirëpret grupin që bëri jehonë nd...

12 Tetor 2026, 11:44

Mbamendja shqiptare, në rrugëtimin e saj të rrëmetshëm drejt vetëdijes kombëtare, i ka lënë Ernest Koliqit një vend në panteonin e nderit—edhe pse për një kohë të gjatë emri dhe vepra e tij kaluan nën tehun e anatemës dhe harrimit. Karl Gurakuqi e përmblodhi me kthjelltësi këtë prani të pashmangshme:
“Nuk janë shum shkrimtarët t´onë, emni i të cilvet të njifet aq mirë në shtresat letrare shqipe sá ai i Koliqit… prodhimet e të cilvet të kenë marrë aq hapt në çdo kând të Shqipnís… duke zánë nji vend të dukshëm, dashtas e padashtas, në historín e letrave t´ona.”

Swiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Koliqi ishte parak i modernitetit në letërsinë shqipe. Me një kurajo të pashoqe, ai sendërtoi në botëkuptimin e tij krijues risi stilistike dhe tematike, duke i kthyer trajtesat e veta në shkreptima domethëniesh. Proza e tij, e ngjizur nga realitete malësore e qytetare, nga Kanuni dhe psikologjia e individit, arriti të kapërcejë skemat, duke sjellë një estetikë të re rrëfimi dhe një thellim të ndjeshëm të analizës njerëzore.

Një gur themeli i kësaj vepre ishte revista “Shêjzat”, për të cilën Martin Camaj shkruante se shërbeu si “tribunë dhe dritare informimi mbi aktivitetet shkencore albanologjike në botë”, duke regjistruar një kronikë që sot vlen si dokumentacion historik e kulturor për gati dy dekada. Nëpërmjet “Shêjzave”, Koliqi krijoi një hapësirë lirie mendimi dhe dialogu kulturor, në një kohë kur Shqipëria zyrtare po mbyllej në izolim ideologjik.
Roli i tij në arsim mbetet një nga aktet më të mëdha pas Pavarësisë. Si ministër i Arsimit (1939–1941), ai ndërmori nismën historike të dërgimit të mbi 400 mësuesve në të gjitha trojet shqiptare, Kosovë, Maqedoni, Mal të Zi e Çamëri—për hapjen e shkollave shqipe. Ky akt nuk ishte thjesht arsimor; ishte një shtrirje e Pavarësisë në hapësirën e gjuhës, një rivendosje e së drejtës kulturore atje ku kufijtë politikë kishin dështuar. Në këtë kuptim, Koliqi nuk është vetëm figurë e shquar e arsimit mbarëkombëtar, por një arkitekt i vetëdijes kulturore shqiptare.
I lindur më 20 maj 1903 në Shkodër, në një familje me rrënjë nga Dukagjini, Koliqi u formua në traditën jezuitë, u kalit në universitetet italiane dhe u shqua herët për talentin e tij krijues. Ai ishte themeltari i narrativës moderne shqipe, poet, romancier, eseist, përkthyes, gazetar, dramaturg dhe veprues politik. Veprat si “Hija e maleve”, “Tregtar flamujsh”, “Gjurmat e stinëve” dhe antologjitë monumentale të poetëve italianë, e vendosën atë në majat e letërsisë së viteve ’30, duke e bërë një pikë reference të pashmangshme.
Pas Luftës së Dytë Botërore, vepra e tij u ndalua, jo për përmbajtje politike, por për shkak të autorit, besimit dhe gjuhës letrare. Në mërgim, në Romë, Koliqi nuk u shua; përkundrazi, ai u shndërrua në një zë të largët kundërshtues ndaj shkatërrimit kulturor të Shqipërisë nga rendi stalinian. Me “Shêjzat” dhe studimet e tij albanologjike, ai ruajti vazhdimësinë e traditës dhe nderin e kulturës shqiptare.
Më 15 janar 1975, ky vërshim i jashtëzakonshëm u shua në Romë, ku edhe u përcoll me nderime nga komuniteti shqiptar në mërgim, i nderuar prej atyre që e kuptuan, por i mohuar prej vendit të tij. Sot, Ernest Koliqi meriton mirënjohjen e përunjur të brezave për gjithçka bëri me përkushtim e pasion për letërsinë, arsimin dhe vlerat shpirtnore shqiptare. Ai mbetet një kujtesë solemne, një akt historik dhe një ndërgjegje që fton kulturën shqiptare të mos harrojë kurrë se pa liri mendimi dhe pa dije, nuk ka as identitet, as të ardhme.

Etiketat e lidhura

albert vatajErnest Koliqi
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Champions/ Paqe mes Bayernit dhe Arsenalit, Interi fiton me vuajtje, Reali bën detyrën
Para 8 orësh

Champions/ Paqe mes Bayernit dhe Arsenalit, Interi fiton me vuajtje, Reali bën detyrën

Zv.ministrja e Mbrojtjes: Normale të ketë pakënaqësi, por zgjidhja bëhet përmes dialogut
Para 9 orësh

Zv.ministrja e Mbrojtjes: Normale të ketë pakënaqësi, por zgjidhja bëhet përmes dialogut

Koncensionet dhe partneritetet publike-private do të aksesohen online, krijohet regjistri elektronik
Para 9 orësh

Koncensionet dhe partneritetet publike-private do të aksesohen online, krijohet regjistri elektronik

2500 euro shpërblim, qeveria shton numrin e policëve që do të përfitojnë
Para 9 orësh

2500 euro shpërblim, qeveria shton numrin e policëve që do të përfitojnë

Më të lexuarat

1 I riu kërkoi ta takonte, Rama e pret: Një vizitor i veçantë pa gurë në xhep, po me zemrën në vendin e duhur
Para 13 orësh

I riu kërkoi ta takonte, Rama e pret: Një vizitor i veçantë pa gurë në xhep, po me zemrën në vendin e ...

2 Dritan Goxhaj në ”Koha Jonë-Debat” zbulon skenarin: Rama ikën, Presidenti zgjedh kryeministrin e ri
Para 12 orësh

Dritan Goxhaj në ”Koha Jonë-Debat” zbulon skenarin: Rama ikën, Presidenti zgjedh kryeministrin e ri

3
Para 13 orësh

4 Rudina Hajdari sfidon studentët: Uluni përballë Ramës, ai nuk ka si të mbrohet. Dikush tjetër do të negociojë në kurrizin tuaj
Para 14 orësh

Rudina Hajdari sfidon studentët: Uluni përballë Ramës, ai nuk ka si të mbrohet. Dikush tjetër do të ne...

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.