Festivali i kitarës, emra të njohur ndërkombëtarë e talente të reja bëhen bashkë për 1 jave
Koncerti “Tinguj muzikorë” përmbyll vitin shkollorë të instrumentit të Kitarës në liceun artistik “Jordan Misja”.
Denis Bizhga, shef i Departamentit të Kitarës dhe drejtor artistik i Festivalit Ndërkombëtar thotë se disa prej talenteve të spikatur në këtë koncert do të jenë performues në edicionin e tetë mes artistëve të njohur botërorë.
Tinguj të kompozitorëve të muzikës klasike dhe kontemporane, rikthyen koncertet në skenë për nxënësit e këtij instrumenti në liceun artistik “Jordan Misja”.
“Pas dy vjetësh ishte si një çlirim i madh. Kishte shumë emocione. Më në fund nxnënësit arritën që të shprehnin punën e tyre. Mendoj që të gjithë fëmijët që punojnë duhet të shprehin punën e tyre, talentin e tyre.”
Festivali i kitarës këtë vit, do të zhvillohet në disa qytete. Krahas emrave të njohur ndërkombëtarë do të ketë edhe performanca të taleneteve të reja, të zbuluara nga kjo skenë dhe ato të rretheve të ndryshme të Shqipërisë.
“Faktikisht festivali është i përbërë nga artistë të nivelit ndërkombëtarë. Këtë vit kemi menduar që të bëjmë një risi albanian young talents, me talentet e reja të Shqipërisë në kitarën klasike.”
Interesi për këtë vegël muzikore, vitet e fundit është rritur ndjeshëm ,sipas pedagogut dhe drejtorit artistik të festivalit të kitarës klasike Denis Bizhga.
“Interesi është shumë i madh, duke qenë instrument shumë praktik në të gjithë botën.”
Festivali nis rrugëtimin në fillim të korrikut në Tiranë dhe vijon më pas për një javë në disa qytete.
/ Nga Leontina Nika – Abcnews.al