Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E hënë, 26 Tetor 2026, 08:29 Edhe sot kërkon DIALOG! Kryeministri Rama ka postuar sot, si përditë, kërkesën drejtuar studentëve për DIALOG. (kliko videon)
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Protesta para Kryeministrisë
  • Erjon Vishkulli
  • Zgjedhjet në Serbi
  • El Clasico
  • Koalicioni Shqiptar
  • Erlind Sulo
  • Franca në krizë
  • Protesta në Portugali
Lajmet e fundit
Në trend
  • Protesta para Kryeministrisë
  • Erjon Vishkulli
  • Zgjedhjet në Serbi
  • El Clasico
  • Koalicioni Shqiptar
  • Erlind Sulo
  • Franca në krizë
  • Protesta në Portugali
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Fragment për një baba “të ftohtë”

Kultura E mërkurë, 8 Shtator 2021 08:41
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Nga Fabio Volo, në romanin “Koha që do të doja” – 

Babai im gjithmonë më ka ikur dhe akoma sot është kështu!

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Mund t'ju interesojë

Anulohen shfaqje nga protestat, nga Teatri i Kukullave te Opera

Anulohen shfaqje nga protestat, nga Teatri i Kukullave te Opera

23 Tetor 2026, 20:26
Lezhë/ Festë për 155-vjetorin e Fishtës, 83 vepra konkurrojnë për çmimet letrare

Lezhë/ Festë për 155-vjetorin e Fishtës, 83 vepra konkurrojnë për çmimet letrare

23 Tetor 2026, 15:48
Dame Judi Dench: Gjendja e syve më ka lënë të paaftë të aktroj apo lexoj

Dame Judi Dench: Gjendja e syve më ka lënë të paaftë të aktroj apo lexoj

22 Tetor 2026, 07:23

Më parë e merrte tutje puna, tani dalëngadalë po ma merr koha, një kundërshtare me të cilën nuk mund të krahasohem, me të cilën nuk mund të konkurroj. Për këtë tani jetoj të njëjtën ndjesi pamundësie që përjetoja fëmijë.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Sidomos vitet e fundit, çdo herë që e shoh e kuptoj që është gjithmonë e më shumë i plakur dhe ngadalë, ditë pas dite e ndjej se më rrëshket nga duart. Dhe tashmë nuk më mbetet gjë tjetër vetëm të shtrëngoj fort majat e gishtave të tij.

Në moshën tridhjetë e shtatë vjeçare, duke e parë këtë burrë të palindur kurrë, më vjen në mendje fraza që Marlon Brando e kishte ngjitur në dhomë: ”Nuk je duke jetuar, nëse nuk e di që po jeton”. Akoma sot pyes veten çfarë mund të bëj për të. Edhe pse sot e shoh të brishtë, të pambrojtur, të plakur, edhe pse tashmë dukem më i fortë se ai, në realitet e di që nuk është kështu.

Është gjithmonë më i fortë se unë. Gjithmonë ka qenë. Sepse atij i mjafton një fjalë që të më lëndojë. Përkundrazi, edhe më pak se aq: një fjalë e pathënë, një heshtje, një frikë. Një shikim i hedhur mënjanë, unë mund të çirrem e te shkundem për orë, të kaloj në të shara, ndërsa atij për të më shtrirë në tokë i mjafton një shtrembërim, i bërë me cepin e buzës .

Nëse në jetën prej të rrituri ai ka qenë dhimbja e barkut tim, në fëmijëri ishte përdredhja ime e qafës. Sepse bëja gjithmonë çdo gjë me kokën e kthyer nga ai, drejt një shikimi të tij, një fjale të tij, një përgjigjeje të thjeshtë. Por reagimi i tij ishte me nxitim: një krehje e shkurtër flokësh, një kapje e lehtë faqeje, vizatimi që kisha bërë për të, që e vendoste shpejt në faqe të dollapit. Nuk mund të më jepte asgjë më shumë, sepse jo vetëm babai im nuk i ka kuptuar ndonjëherë dhimbjet e mia, nevojat e mia dhe dëshirat e mia, por nuk ka kuptuar as të vetat. Nuk ka qenë kurrë i mësuar të shprehë ndjenjat, t’i marrë në konsideratë. Për këtë them që nuk ka jetuar vërtet ndonjëherë. Sepse është shmangur mënjanë.

Mbase për kete arsye edhe unë me trashësi nuk e kam parë kurrë si një njeri që mund të kishte dëshira, frikë, ëndrra. Përkundrazi, jam rritur pa menduar që ishte një person: ishte thjesht babai im, sikur ky fakt ta përjashtonte se ishte si gjithë të tjerët. Vetëm duke u bërë i madh dhe duke harruar për një çast që isha biri i tij kuptova si është realisht dhe e njoha. Do të kisha dashur të isha i madh qysh në vegjëli për të folur me të si burri me burrin, kështu mbase do të kishim mundur të gjenim një zgjidhje për problemet tona, një rrugë të ndryshme për ta përshkuar sëbashku. Ndërsa tani që kam kuptuar shumë gjëra mbi të, kam ndjesinë që kam arritur vonë. Që kam pak kohë.

Tani, ndërsa e vështroj kam sigurinë e plotë që di gjëra për tim atë që as ai nuk i dyshon. Kam mësuar të shikoj dhe të kuptoj atë që fsheh brenda dhe që nuk është në gjendje të nxjerrë jashtë vetes. Këtij burri për vite i kam kërkuar dashuri në mënyrë të gabuar. Kërkova tek ai atë që nuk ishte. Nuk shihja, nuk kuptoja dhe tani paksa më vjen turp. Dashuria që më jepte ishte e fshehur në sakrificat e tij, në kufizimet, në orët e pafundme të punës dhe në zgjedhjen për t’u ngarkuar me të gjitha përgjegjësitë. Po ta shikoje mirë nuk ishte as zgjedhje, mbase ajo ishte jeta që të gjithë kishin bërë para tij.

Babai im është bir i një gjenerate që ka marrë mësime të qarta dhe esenciale: të martohesh, të bësh fëmijë, të punosh për familjen. Nuk kishte argumenta të ndryshme nga këto për t’i bërë pyetje vetes, vetëm role të përcaktuara më parë. Është njësoj sikur të ishte martuar dhe të kishte bërë një bir pa e pas dëshiruar asnjëherë vërtet. Jam bir i një burri që ka qenë thirrur nga jeta nën armë, për të luftuar një luftë private: jo për të shpëtuar një komb por për të shpëtuar familjen e tij. Një luftë e bërë jo për të fituar, po për të dalë llogaria, për të mbijetuar. Për të vazhduar përpara.

E dua babain tim!

E dua me gjithë qënien time.

E dua këtë burrë, që kur isha i vogël nuk e dinte asnjëherë sa vjeç isha. E dua këtë burrë që akoma sot anuk arrin të më përqafojë, që akoma sot nuk arrin të më thotë: ”të dua fort”! Në këtë jemi të njëjtë. Kam mësuar prej tij. As unë nuk arrij ta bëj këtë….

/Vox Albaniae.com/

Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Edhe sot kërkon DIALOG!
Para 8 minutash

Edhe sot kërkon DIALOG!

Kane, Yamal dhe Mbappe në garë të fortë për “Topin e Artë”
Para 2 orësh

Kane, Yamal dhe Mbappe në garë të fortë për “Topin e Artë”

Mohamed Salah te Trabzonspor: Si ylli egjiptian pushtoi zemrat e tifozëve turq
Para 2 orësh

Mohamed Salah te Trabzonspor: Si ylli egjiptian pushtoi zemrat e tifozëve turq

Çfarë qëndrimi ka Lista Studentore që fitoi zgjedhjet, ndaj Kosovës?
Para 2 orësh

Çfarë qëndrimi ka Lista Studentore që fitoi zgjedhjet, ndaj Kosovës?

Më të lexuarat

1 Erjon Vishkulli mbërrin në Romë, ka një mesazh për shqiptarët
Para 14 orësh

Erjon Vishkulli mbërrin në Romë, ka një mesazh për shqiptarët

2 Çfarë qëndrimi ka Lista Studentore që fitoi zgjedhjet, ndaj Kosovës?
Para 2 orësh

Çfarë qëndrimi ka Lista Studentore që fitoi zgjedhjet, ndaj Kosovës?

3 Rama publikon videon e vëllait të Erjon Vishkollit: Operacioni në Itali po mbulohet nga shteti shqiptar
Para 13 orësh

Rama publikon videon e vëllait të Erjon Vishkollit: Operacioni në Itali po mbulohet nga shteti shqiptar

4 Vuçiq pranon humbjen në zgjedhje, fiton partia e Studentëve serbë
Para 10 orësh

Vuçiq pranon humbjen në zgjedhje, fiton partia e Studentëve serbë

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.