Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E mërkurë, 11 Nëntor 2026, 06:01 Horoskopi i ditës, e mërkurë 11 nëntor 2026 Horoskopi i ditës sjell një ditë me Hënë në Shigjetar dhe energji të gjallë: zbuloni çfarë ju rezervojnë yjet për dashurinë dhe punën.
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Protesta në Tiranë
  • Zgjedhjet lokale
  • Pensionet
  • Ueno Bank
  • Veliaj
  • Reforma zgjedhore
  • Irani
  • Qeveria teknike
Lajmet e fundit
Në trend
  • Protesta në Tiranë
  • Zgjedhjet lokale
  • Pensionet
  • Ueno Bank
  • Veliaj
  • Reforma zgjedhore
  • Irani
  • Qeveria teknike
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Gjergj Kastrioti, “krijesa më hyjnore e kësaj race luftëtare”, kreshta më e lartë e krenarisë sonë kombëtare

Kultura E mërkurë, 6 Maj 2026 09:55
Gjergj Kastrioti, “krijesa më hyjnore e kësaj race luftëtare”, kreshta më e lartë e krenarisë sonë kombëtare
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Nga Albert Vataj

SOT, NË DITËLINDJEN E SKËNDERBEUT

Ditëlindja e Skënderbeut nuk i përket vetëm një njeriu, paralajmëruar si një mrekulli, por një populli, një kohe, një ndërgjegjeje historike. E tillë është kjo e sotmja, që shënon ardhjen në jetë të Gjergj Kastrioti Skënderbeu (6 maj 1405 – 17 janar 1468), burrit që nga një qenie e gjallë u shndërrua në simbol, nga një princ në një epokë, nga një emër në një përjetësi.

Ai nuk lindi thjesht si njeri, ai u shpall si ogur. Në rrëfimin e Marin Barleti, që mbetet themel i kujtesës sonë historike, lindja e tij paraprihet nga një vizion që i përket mitit. Nëna e tij, Vojsava, pa në ëndërr një dragua që mbulonte Epirin, një krijesë e fuqishme që përpinte me egërsi armiqtë dhe ruante kufijtë e botës së krishterë. Një simbolikë që nuk është thjesht imagjinatë, por një përpjekje e kohës për të gjetur gjuhën e duhur për të përshkruar të jashtëzakonshmen.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Dhe i ati, Gjon Kastrioti, nuk e pa këtë si një ankth, por si një shpallje. Ai e lexoi ëndrrën si profeci, se nga kjo lindje do të dilte një luftëtar i papërsëritshëm, një strateg i lindur, një mbrojtës i krishterimit dhe një kundërshtar i pamëshirshëm i Perandoria Osmane. Historia do ta vërtetonte këtë jo si dëshirë, por si fakt.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Sepse Gjergj Kastrioti Skënderbeu nuk ishte vetëm një komandant që fitoi beteja, ai ishte një arkitekt i qëndresës. Në një kohë kur Europa lëkundej nën presionin e një fuqie në zgjerim, ai ngriti një bastion të vogël, por të pathyeshëm, që për dekada i rezistoi një perandorie të frikshme. Ai nuk mbrojti vetëm territore, ai mbrojti një ide, idenë e lirisë, të identitetit, të qëndrimit përballë asgjësimit.

Mund t'ju interesojë

Aleksandër Beçiri: Shpirti, Shpia, Atdheu!

Aleksandër Beçiri: Shpirti, Shpia, Atdheu!

9 Nëntor 2026, 18:32
Pse quhet Tirana? Ben Blushi rrëzon legjendën e origjinës nga Teherani në librin ”Historitë e Çmendura të Tiranës”

Pse quhet Tirana? Ben Blushi rrëzon legjendën e origjinës nga Teherani në librin ”Histo...

6 Nëntor 2026, 16:07
Libri i Ben Blushit, shitje rekord

Libri i Ben Blushit, shitje rekord

5 Nëntor 2026, 16:40

Figura e tij tejkalon historinë, sepse përmasat e veprës së tij janë të tilla që historia shpesh nuk mjafton për ta mbajtur. Ajo kërkon legjendën. Dhe në këtë kufi të padukshëm mes faktit dhe mitit, ai qëndron si një dritë që nuk shuhet, një “zemërluan” dhe “mendjendritur”, një mjeshtër i artit ushtarak dhe i vendimeve që përcaktojnë fatet e kombeve.

Historiani kroat Milan Šufflay do ta përkufizonte si “krijesa më hyjnore e kësaj race luftëtare”, një vlerësim që nuk është vetëm lavdërim, por një përpjekje për të përkufizuar të papërkufizueshmen. Sepse madhështia e Skënderbeut nuk qëndron vetëm në fitoret e tij, por në jehonën që ato krijuan në ndërgjegjen europiane të kohës.

Ai ishte kalorësi që krishtërimi pa si mburojë, princi që Arbëria njohu si shpirt, dhe figura që historia e përjetësoi si emblemë. Në të, Shqipëria nuk gjeti vetëm një mbrojtës, por një identitet të artikuluar me shpatë dhe mendje, me gjak dhe vizion.

Sot, kur përkujtojmë lindjen e tij, nuk po kujtojmë thjesht një datë. Po rikthejmë në vetëdije një themel. Sepse historia e Gjergj Kastrioti Skënderbeu nuk është vetëm e shkuara jonë, është një thirrje e përhershme për të qenë të denjë për atë që ai përfaqësonte.

Ai ishte dhe mbetet, një kapitull i pashlyeshëm i lavdisë, një testament i qëndresës, një dëshmi se edhe në kohët më të errëta, një njeri mund të bëhet dritë për një komb dhe u bë… dielli që shndrin në qiellin arbëror, dielli që driti me mrekulli qëndrese në shënjimet që lartësuan shqiptarët në kreshtën e krenarisë.

Etiketat e lidhura

albert vatajGjergj KastriotiSkenderbeu
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Horoskopi i ditës, e mërkurë 11 nëntor 2026
Para 1 ore

Horoskopi i ditës, e mërkurë 11 nëntor 2026

Moti sot: stuhi me rrufe në Tiranë e Shkodër, Vlorë deri 24°C
Para 1 ore

Moti sot: stuhi me rrufe në Tiranë e Shkodër, Vlorë deri 24°C

Kryeministri me bashkëshorten, Lindën, priten nga Presidenti Francez në “Palais de l’Élysée”
Para 1 ore

Kryeministri me bashkëshorten, Lindën, priten nga Presidenti Francez në “Palais de l’Élysée”

Alimehmeti apo Binaj?/ Bushati: PD ka mentalitet të mykur, rrezikon të zhduket nëse del me kandidatin e vet
Para 2 orësh

Alimehmeti apo Binaj?/ Bushati: PD ka mentalitet të mykur, rrezikon të zhduket nëse del me kandidatin ...

Më të lexuarat

1 Pensionet, zbulohet shifra që pritet në 2029! Ja sa do të marrë pensionisti rural çdo muaj
Para 9 orësh

Pensionet, zbulohet shifra që pritet në 2029! Ja sa do të marrë pensionisti rural çdo muaj

2 Ilir Meta shigjeton liderin e PD, Berisha: Duhet rikthyer Kushtetuta e para vitit 2008….
Para 10 orësh

Ilir Meta shigjeton liderin e PD, Berisha: Duhet rikthyer Kushtetuta e para vitit 2008….

3 Zbardhet identiteti i shqiptarit të vr*rë në Spanjë, ja si veproi autori
Para 9 orësh

Zbardhet identiteti i shqiptarit të vr*rë në Spanjë, ja si veproi autori

4 A do të marrë pjesë Veliaj në Asamblenë e PS-së? Klosi zbulon pengesën
Para 11 orësh

A do të marrë pjesë Veliaj në Asamblenë e PS-së? Klosi zbulon pengesën

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.