FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Hapet ekspozita e Eliza Hoxhës në Beograd, riprinton tri fotografi të ndaluara në kufi

Sonte përfundon festivali “Mirdita, dobar dan!” me ekspozitën e Eliza Hoxhës, e cila tri fotografi të saj i ka riprintuar, pasi origjinalet së bashku me katalogët i janë ndalur në kufirin Kosovë – Serbi ditë më parë.

Me këtë rast tri fotografive të riprintuara, që po ekspozohen ajo ju ka shtuar edhe mbishkrimin “origjinalet mund t’i gjeni në kufi”, raporton Koha Ditore.

Image

Ekspozita e saj “Midis Ëndrrave dhe Realitetit” është hapur në “Dorcol Platz” në Beograd.

Swiss Digital Desktop Reklama

Hoxha ka deklaruar se këto janë tregime të njerëzve që e duan jetën.

Swiss Digital Mobile Reklama

“I takoj gjeneratës që jemi nxjerrë nga jeta institucionale. Kjo ekspozitë është një lloj përshkrimi i jetës sime. Fotografitë janë shkrepur gjatë viteve të ’90-ta. Janë tregime të njerëzve që e duan jetë. Katalogët janë në kufi së bashku me tri fotografi, që i kemi sjellë prapë këtu”, ka deklaruar ajo.

Image
Image

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?