“How To Train Your Dragon 3” në krye të biletarive përsëri, duke e lënë prapa “Madean”
“How to Train Your Dragon: The Hidden World” kryesoi në biletaritë kinematografike të Amerikës së Veriut për javën e dytë radhazi, ndërkohë që afër tij ishte pjesa e fundit e franshizës së Tyler Perry, “Madea”. Nxitur nga një audiencë e madhe femërore, “A Madea Family Funeral” e kishte një debutim më të mirë sesa pritej.
Pjesa e tretë në serinë “How To Train Your Dragon”, sipas Universal Pictures të dielën, i inkasoi 30 milionë dollarë këtë fundjavë, duke e ngritur totalin vendor në pothuajse 100 milionë dollarë. Në mbarë botën, filmi i DreamWorks Animation ka inkasuar mbi 375 milionë dollarë. Vetëm në Kinë ai e kishte një hapje në vendin e parë me 33.4 milionë dollarë.
“A Madea Family Funeral” e zuri vendin e dytë në biletaritë amerikane me rreth 27 milionë dollarë, pjesa e tretë më e mirë e franshizës 15-vjeçare. Filmat Madea kurrë nuk kanë qenë aq të popullarizuar tek kritikët – ky film e pati një vlerësim prej 24% në Rotten Tomatoes – por publikut si duket kjo nuk i pengoi. Këtë herë falë publikut, i cili ishte 67% femra dhe 78% mbi moshën 25-vjeçare, filmi e mori një vlerësim solid A nga CinemaScore, shkruan KOHA Ditore.
“Ky personash thjesht rezonon”, tha analisti i lartë për media në Comscore, Paul Dergarabedian. “Këta filma janë absolutisht rezistentë ndaj kritikës. Publiku e ka thënë të veten dhe ata e duan Madean dhe po i thonë lamtumirë asaj.” Në vazhdim ju sjellim renditjen e box office për fundjavën e kaluar:
1. How To Train Your Dragon: The Hidden World, 30 milionë dollarë (52 milionë ndërkombëtarisht).
2. Tyler Perry’s A Madea Family Funeral, 27 milionë dollarë (58,000 milionë dollarë ndërkombëtarisht).
3. Alita: Battle Angel, 7 milionë dollarë (40.4 milionë dollarë ndërkombëtarisht).
4. The Lego Movie 2: The Second Part, 6.6 milionë dollarë (6.1 milionë dollarë ndërkombëtarisht).
5. Green Book, 4.7 milionë dollarë (31.9 milionë dollarë ndërkombëtarisht).
6. Fighting With My Family, 4.7 milionë dollarë (2.3 milionë dollarë ndërkombëtarisht).
7. Isn’t It Romantic, 4.6 milionë dollarë.
8. Greta, 4.6 milionë dollarë (400 mijë dollarë ndërkombëtarisht).
9. What Men Want, 2.7 milionë dollarë (1.1 milionë dollarë ndërkombëtarisht).
10. Happy Death Day 2U, 2.5 milionë dollarë (6.2 milionë dollarë ndërkombëtarisht).