Ide për festa/ Ja 50 objekte dizajni që mund të dhuroni këtë fundvit
Pak dizajn për dhuratat e fundvitit nuk dëmton kurrë. Një rregull i artë që duhet të shkruhet me shkronja të mëdha në “manualin e dhuratës së përsosur”, dhe të mbahet parasysh edhe për festat e fundvitit. Sigurisht jo vetëm për Krishtlindje apo Vit të Ri, këto lloj idesh janë funksionale edhe për çdo ditëlindje, lindje, martesë, diplomim ose festë pensioni.
Kjo, sepse edhe objekti më banal, nga piruni i thjeshtë e deri tek aksesori i teknologjisë së lartë, mund të shndërrohet në mendimin e duhur falë ndërhyrjes produktive të një projektuesi të mirë.
Shumë portale të ndryshme të tregtisë elektronike (e-commerce), pikërisht në këtë drejtim, janë mbushur plot me shembuj të virtytshëm. Nga kalendari Danez Timor nga Enzo Mari tek kompleti i enëve prej çeliku inox Mepra, e deri tek hapësja e shisheve Anna G. e projektuar nga Alessandro Mendini për Alessi. Pa harruar formën e veçantë kubike të Radio Brionvega apo llambën e tavolinës argëtuese Mouse nga Seletti që duket si mi i vogël, dhe Moka Bialetti, një ikonë e vërtetë e përjetshme e Made in Italy. Një përzgjedhje e 50 objekteve dizajni të gatshëm për t’u bërë një ide e përsosur për një dhuratë, për tu parë dhe paketuar sa më parë do të mund ta gjeni duke klikuar këtu! (Wired)