“Ishte gushti i fundit me Muharrem Fejzon” aktori Mevlan Shanaj tregon pengun e parealizueshëm me mikun e tij

Aktori i njohur Mevlan Shanaj ka treguar pengun e tij me ndarjen nga jeta të regjisorit Muharrem Fejzo, i cili ndërroi jetë në një spital në Itali.

Në një lidhje skype për rubrikën ‘Opinion’ në ‘News24’ Shanaj tha se Fejzo i kishte kërkuar në gusht që t’i bënte mikut të tij një pikturë portret, ndërsa ai tha se e kishte shtyrë për shkak të situatës me koronavirusin.

Teksa vlerësoi figurën dhe kontributin e Fejzos në kinematografinë shqiptare dhe jo vetëm, Shanaj tha se veprat e tij janë të mëdha.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Një figurë komplekse, që lëshonte mirësi. Veprat e tij janë të mëdha. Është një galeri e madhe e karaktereve të imazheve. Ishte mjeshtri i imazhit, kryemjeshtri i miqësisë. Ai është një ndër figurat emblematike të ekranit shqiptar. Tërheqja e tij në ato kohë ku propaganda ishte e ashpër, ishte se Muhaerremi kishte dy motra të martuara në Itali. Ai nuk pati kurrë një mllef, revansh. Ishte i lidhur me artin në mënyrë më fantastike. Jo vetëm si skulptor dhe piktor, është unikal në ekranin shqiptar. Burrë i ditur, i dashur, shumë i mirë. Muharremi nuk është njeri që ka bërtitur për këtë atmosferë, por ishte burrë i ditur. Kur merrte një punë Muharremi, do të quhej mësonjëtorja e tij. Ai dinte të ndërtonte, ishte muzikant, piktor, dramaturg, njeriu i fjalës së ëmbël. Më mbetet peng gushti i fundit i këtij viti kur ishte në Pogradec. Kishim miqësi familjare. Kërkoi që të më bënte një portret. Më tha dua ta bëj një portret. I thash; “aman se kohë covidi, e shtyjmë”. Se dija që ai do të ishte gushti i fundit me Lemen. Kishte freski, kishte një imazh, kishte energji. E kam peng këtë dëshirë të tij që ai donte të më bënte një porter një pikturë, dhe do e kisha sot në shtëpi. Njeriut i mbeten pengje në jetë. Ai ishte njeri i kompletuar. Ai ka shkruar një libër për jetën e tij. E shkruar me një gjuhë të thjesht, e konkrete. Vetëm një përshkrim të detajuar të kujtimeve të veta. Muharrem Fejzo ka pasur një jetë interesante, plotësoi krejt ëndrrën e tij. Mllefi i tij ishte krijimtaria, filmi, skulptura, njeri i pashtershëm. Dukej se kishe të bëje me një burrë 60 vjeçar dhe jo 87-vjeçar. Ishte burrë vital.”, tha Shanaj.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?