Kiço Londo: Nuk shkel mbi veten

Kiço Londo, drejtori i Teatrit Kombëtar Eksperimental “Kujtim Spahivogli”, i përfolur shumë muajt e fundit për largimin nga drejtimi i këtij institucioni me firmën e ish-ministres Mirela Kumbaro, flet për herë të parë për këtë temë.

I ftuar në studion e Ora News, Londo e cilësoi këtë një thashethem. ”E vetmja gjë që marr seriozisht është puna. Pretendoj që kam një mision, që i jam kushtuar dhe nuk kam ndërmend të shkel mbi veten dhe as mbi ata që më kanë besuar dhe më mbështesin në këtë thashethemnajë.

Nga të thënat e INSTAT për 3-mujorin e fundit 2018 rezulton se Teatri Kombëtar Eksperimental është i vetmi me më shumë shfaqje she spektatorë. ”Mbetet e padiskutueshme dhe si pronë e patundshme e Teatrit Kombëtar Eksperimental, është fakti që sasia është dominante. 80 mijë spektatorë, pra gati më shumë se 12% e popullsisë së Tiranës ka ardhur në Teatrin Kombëtar Eksperimental”.

Swiss Digital Desktop Reklama

Galeria e Arteve dhe Teatri Kombëtar i Operës dhe Baletit janë dy institucionet që kanë rezultuar me numrin më të ulët të shfaqjeve dhe spektatorëve.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?