FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Kinema/ Masa ekstreme sigurie për festivalin e filmit në Kanë

Klimë tensioni në qytetin e Kanës me rastin e hapjes së edicionit të 71-të festivalit të filmit me ”Todos lo Saben” të Asghar Farhadit.

Janë të freskëta pasojat e atentatit në Nisë, më 14 korrik 2016 dhe masat e sigurisë janë të larta. Për herë të parë vërehen metal-dedektorët jashtë Pallatit të Kinemasë si edhe uniformat me kapuçë në kokë të forcave speciale K9.

Në disa prej rrugëve janë vendosur pengesa hekuri për të mënjanuar hyrjen e makinave me forcë. Janë shtuar edhe investimet mbi masat e sigurisë rreth shifrës dy milionë euro.

Swiss Digital Desktop Reklama

Dhe nuk mbaron me kaq. Kush ka marrë me qera apartamente afër pallatit do të inspektohet dhe verifikohet nga policia për të pare, nëse kanë ose jo precedentë penalë. Në këto ditë gjithashtu asnjë furgon nuk do të qarkullojë në qytet pa autorizim. “Nuk  duam t’ia dimë kush është shoferi, ku shkon dhe çfarë trasporton”, tha Yves Darros, shefi i policisë bashkiake.

Swiss Digital Mobile Reklama

Përsa i përket sigurisë, janë marrë masa nga K9 duke përdorur qentë antieksploziv. Gjithashtu, mbi Croisette janë istaluar një sërë telekamerash që kontrollojnë gjithë qytetin nëpërmjet  sistemit 580 CCTV. Nga përllogaritja del një telekamer për 130 qytetarë. “Ne jemi në oqean, në qiell e në tokë dhe duket sikur në “Croisette” është si te “Vëllai i madh” edhe pse asnjëherë nuk është e mjaftueshme”, thotë Darros.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?