FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Lezha mbledh rapsodët dhe instrumentistë e folklorit

Qyteti i Lezhës mirëpret rapsodë dhe instrumentistë, në edicionin e 10-të të Festivalit Folklorik Tipologjik Kombëtar.

Ky edicion i cili do vazhdojë dhe nesër i kushtohet rapsodisë dhe lojës me vegla popullore muzikore. Gjithashtu, vëmendje e veçantë i është kushtuar Vitit Mbarëkombëtar të Skënderbeut duke përfshirë në këtë festival këngët kushtuar Heroit tonë Kombëtar.

Në festival marrin pjesë rreth 160 artistë popullorë të moshave të ndryshme. Janë mbledhur së bashku lahutarë, fyelltarë, dhe interpretues të çiftelisë nga Kurbini, Hasi, Kukësi, Lezha, Mirdita, Malësia e Madhe, Vau i Dejës, Shkodra, Lezha, Mallakastra, Rugova, Mati, Kamza, Gostivari etj.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Festivali Folklorik Tipologjik Kombëtar i Rapsodëve dhe Instrumentistëve Popullorë” është e vetmja veprimtari e cila i kushtohet tërësisht muzikës së bartësve dhe rapsodëve tanë, që interpretojnë duke kënduar me lahutë, lahuri, çifteli apo sharki. Takimi i parë i këtij aktiviteti kulturor u organizua në Lezhë në vitin 1995 për të vijuar traditën në çdo vit.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?