Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E mërkurë, 11 Nëntor 2026, 09:06 Interpretim emocionues i këngës “Për ty Atdhe” nga muzikantë me aftësi ndryshe (VIDEO) Kryeministri Edi Rama ka publikuar një video nga interpretimi emocionues i trupës frymore më unike në Shqipëri, mes peizazheve të mrekullueshme të Liqenit të…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Protesta në Tiranë
  • Zgjedhjet lokale
  • Pensionet
  • Ueno Bank
  • Veliaj
  • Reforma zgjedhore
  • Irani
  • Qeveria teknike
Lajmet e fundit
Në trend
  • Protesta në Tiranë
  • Zgjedhjet lokale
  • Pensionet
  • Ueno Bank
  • Veliaj
  • Reforma zgjedhore
  • Irani
  • Qeveria teknike
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Martin Camaj gjuhëtar

Kultura E premte, 10 Korrik 2020 22:29
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Nga: Ledi Shamku

Mahniteni me Martinin poet (e si mos me u mahnitë) ngase nuk njihni mirë Camajn gjuhëtar, studentin e Barić, studiuesin e shqipes historike, e hundorësisë te Buzuku (ah sa të bukur e të çmuar e ka kët studim).

Nuk njihni Camajn gramatolog, hartues të Gramatikës së Gjuhës Shqipe, e vetmja madje E VETMJA!!! gramatikë që shqipen e sheh të përbërë nga tri koiné: Gegë, Toskë e Arbëresh. Vëzhgim shkencërisht i saktë e kombëtarisht i vyer, pasi askush tjetër nuk pa në trashëgiminë letrare arbëreshe (e cila për shekuj me radhë mbajti gjallë qytetarinë e shqipes si gjuhë e shkruar, ndërkohë që brenda Shqiperisë osmanët ndalonin çdo shkrim a shkollim në shqip), pra qe i vetmi Camaj që pa te trashëgimia arbëreshe një koiné të mirëfilltë letrare për t’ia ofruar njohjes e vetëdijes kombëtare.

E kaq mirë e pa vlerën e kësaj koineje, sa shkoi e studioi (dhe botoi) Gramatikën e Grecit (një fshat arbëresh pak kilometra larg Napolit, të cilin vendasit e quajnë Katundi, dhe thirrej Greci për shkak të ritit fetar te arbëreshëve, i ndryshëm nga ai latin). Shqisa e mprehtë e Camajt historian gjuhe pa te e folmja e Katundit konservacione gjuhësore mjaft të çmuara që, për analizë, e dëshmojnë shqipen në agun e kohëve.
Konservacionet gjuhësore shkojnë ngjitas me ndërgjegjen kulturore e kombiare, ndaj jo rastësisht në vitin 2008 Bashkia e Grecit të Martinit (Katundit), finacoi me plot 80 mije euro gatitjen për shtyp dhe botimin e ATLASIT DIALEKTOR TË GJUHËS SHQIPE, punë e Akademisë së Shkencave të Shqipërisë e cila priste prej tridhjetë vjetësh në sirtar që të botohej. Atlasi ynë, financuar nga arbëreshët e Katundit, u shtyp në Napoli në vitin 2008 dhe u botua edhe me këmbënguljen e një tjetër arbëreshi tē ndertë, prof. Italo Fortino.

Mund t'ju interesojë

Interpretim emocionues i këngës “Për ty Atdhe” nga muzikantë me aftësi ndryshe (VIDEO)

Interpretim emocionues i këngës “Për ty Atdhe” nga muzikantë me aftësi ndryshe (VIDEO)

Para 2 minutash
Aleksandër Beçiri: Shpirti, Shpia, Atdheu!

Aleksandër Beçiri: Shpirti, Shpia, Atdheu!

9 Nëntor 2026, 18:32
Pse quhet Tirana? Ben Blushi rrëzon legjendën e origjinës nga Teherani në librin ”Historitë e Çmendura të Tiranës”

Pse quhet Tirana? Ben Blushi rrëzon legjendën e origjinës nga Teherani në librin ”Histo...

6 Nëntor 2026, 16:07
Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Camaj pra paskësh zgjedhë mirë.

E ndoshta nuk njihni as Camajn sociolinguist, i pari që parasheh zhvendosjen qendrës gjeografike të Shqipes së Përbashkët (Vehikulare) nga jugu drejt Tiranës. Pra parasheh qysh herët vendformimin e Neostandartit të Shqipes. Dhe këtë vëzhgim e jep në vitin 1990, i ftuar në një konferencë të organizuar nga Università di Salento. Në këtë konferencë Camaj paraqitet me kumtesën “Una lingua in esilio” (Një gjuhë në syrgjyn). – të më ndjeni për turqizmën, por nuk më vinte ta përktheja “esilio” me “mërgim”, pasi mërgim është kur ikën vetë e jo kur të degdisin me pahir siç i ndodhi një varieteti të rëndësishëm shqipformues të Shqipes. Kolegët e mi të Università di Salento ende e mbajnë mend atë ditë të vitit 1990 kur një gjuhëtar dialektolog shqiptar, asokohe konsull kulturor në Ambasadën Shqiptare në Romë (e mandej pedagog në Tiranë deri në pension), ky gjuhëtar shqiptar pra, përplaste këmbët në dyshemenë e drunjtë në shenjë kundërshtie gjithë kohës që Camaj referonte mbi ndeshtrashat e gjuhës së vet, e gjuhës sonë.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Martin, anì, ti je e ai ka hupë!

Mrekulloheni me Martinin poet por do dashunoheshit me Camajn gjuhëtar, e ah sa shumë du un që t’ju zejë ky i bukur qymyr me të.

Po ju shtij në ngasje me nji pohim të tij prej gjuhëtari kur thotë se: “ngjarjet që i kanë ra për hise gjuhës time qenë edhe shkaku ma i thellë qi më ka shtye me u marrë si shkencëtar mbi gjuhën”.

Kush don Shqipen, nuk ka si s’e don Martinin e Shqipes.

Etiketat e lidhura

Martin Camaj
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Interpretim emocionues i këngës “Për ty Atdhe” nga muzikantë me aftësi ndryshe (VIDEO)
Para 2 minutash

Interpretim emocionues i këngës “Për ty Atdhe” nga muzikantë me aftësi ndryshe (VIDEO)

Duka: Broja talenti më i madh që kemi pasur, Caprile do të luajë për Shqipërinë
Para 6 minutash

Duka: Broja talenti më i madh që kemi pasur, Caprile do të luajë për Shqipërinë

Scott McTominay rrëfen ndërhyrjen në zemër dy ditë para Botërorit: “Si mund të më ndodhte mua kjo?”
Para 7 minutash

Scott McTominay rrëfen ndërhyrjen në zemër dy ditë para Botërorit: “Si mund të më ndodhte mua kjo?”

Ben Blushi: Emri i Tiranës nuk vjen nga Teheran, por nga fjala Tiran
Para 22 minutash

Ben Blushi: Emri i Tiranës nuk vjen nga Teheran, por nga fjala Tiran

Më të lexuarat

1 Pensionet, zbulohet shifra që pritet në 2029! Ja sa do të marrë pensionisti rural çdo muaj
Para 11 orësh

Pensionet, zbulohet shifra që pritet në 2029! Ja sa do të marrë pensionisti rural çdo muaj

2 Ilir Meta shigjeton liderin e PD, Berisha: Duhet rikthyer Kushtetuta e para vitit 2008….
Para 12 orësh

Ilir Meta shigjeton liderin e PD, Berisha: Duhet rikthyer Kushtetuta e para vitit 2008….

3 A do të marrë pjesë Veliaj në Asamblenë e PS-së? Klosi zbulon pengesën
Para 12 orësh

A do të marrë pjesë Veliaj në Asamblenë e PS-së? Klosi zbulon pengesën

4 Zbardhet identiteti i shqiptarit të vr*rë në Spanjë, ja si veproi autori
Para 11 orësh

Zbardhet identiteti i shqiptarit të vr*rë në Spanjë, ja si veproi autori

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.