Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E mërkurë, 21 Tetor 2026, 22:59 Champions/ Paqe mes Bayernit dhe Arsenalit, Interi fiton me vuajtje, Reali bën detyrën Champions League ka dhuruar emocione dhe gola në ndeshjet e mbrëmjes, me Real Madridin që triumfoi 4-1 ndaj Leipzigut, ndërsa Bayern Munich dhe Arsenali…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Protesta studentore
  • Dialogu me Ramën
  • Ndryshime në qeveri
  • Champions League
  • Avokati i Popullit
  • Policia e Tiranës
  • Berisha dhe PD
  • Ballkani Perëndimor
Lajmet e fundit
Në trend
  • Protesta studentore
  • Dialogu me Ramën
  • Ndryshime në qeveri
  • Champions League
  • Avokati i Popullit
  • Policia e Tiranës
  • Berisha dhe PD
  • Ballkani Perëndimor
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Mesazhi i Nënë Terezës drejtuar grave në Konferencën e IV Botërore në Pekin, gusht 1995

Kultura E diel, 8 Mars 2026 16:11
Mesazhi i Nënë Terezës drejtuar grave në Konferencën e IV Botërore në Pekin, gusht 1995
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Në gusht të vitit 1995, gjatë punimeve të Fourth World Conference on Women në Beijing, një nga zërat më të fuqishëm moralë të shekullit XX, Mother Teresa, u drejtua me një letër grave pjesëmarrëse në këtë forum global. Në një kohë kur bota po diskutonte me intensitet të madh çështjet e barazisë gjinore, të drejtave të grave dhe transformimeve shoqërore, fjalët e saj sollën një perspektivë të veçantë – një reflektim të rrënjosur në besimin, përvojën dhe përkushtimin e saj ndaj dinjitetit të jetës njerëzore.
Letra e saj nuk është një manifest politik, por një meditimi shpirtëror mbi dashurinë, familjen dhe misionin e gruas në botë. Me gjuhën e thjeshtë dhe të drejtpërdrejtë që e karakterizonte, Nënë Tereza flet për bukurinë e dallimit mes burrit dhe gruas, për plotësimin reciprok që krijon dashuria dhe për vlerën e pazëvendësueshme të jetës dhe të familjes. Ajo fton të pranojmë diversitetin si një dhuratë dhe të rikthejmë në qendër të çdo përpjekjeje njerëzore dashurinë, e cila sipas saj është themeli i paqes dhe i bashkëjetesës.

Reklamo në Koha Jonë
Reklamo në Koha Jonë

“….Më duhet të them se nuk arrij të kuptoj se përse disa pohojnë se burri e gruaja janë saktësisht të barabartë, duke mohuar kështu bukurinë e diversitetit që ekziston midis burrit e gruas.
Dhuratat e Zotit janë të gjitha të mira, por jo domosdoshmërisht të njëjta. I përgjigjem shpesh kujtdo që më thotë se i pëlqen t’i shërbej të varfërve ashtu siç i shërbej unë: “Atë që bëj unë nuk jeni të aftë ta bëni ju. Atë që bëni ju nuk jam e aftë ta bëj unë, por ju e unë së bashku, mund të bëjmë diçka të bukur për Zotin. Kjo vlen dhe për diferencat midis gruas e burrit.
Zoti krijoi secilin prej nesh, çdo qenie humane, për diçka të madhe: të duash e të të duan. Përse Zoti i krijoi burrat e gratë? Sepse dashuria e një gruaje është një nga fytyrat e dashurisë së Zotit. Dashuria e një burri është një tjetër fytyrë e të njëjtës dashuri.
Burri e gruaja janë krijuar për të dashuruar, por secili në mënyrë të ndryshme: burri e gruaja plotësojnë njëri-tjetrin e të dy së bashku shfaqin dashurinë e Zotit shumë më mirë se sa mund ta bënin të ndarë. Kjo fuqi speciale dashurie që kanë gratë nuk është kaq evidente se sa kur ato bëhen nëna.
Qenia nënë është dhurata që Zoti i bën gruas. Sa mirënjohës duhet t’i jemi Zotit për këtë dhuratë që sjell me vete gëzim të madh për një botë të tërë, si për burra dhe për gratë. E këtë dhuratë kaq speciale ne mund ta shkatërrojmë me të keqen e abortit, por dhe me anë të faktit se mendojmë se ka gjëra më të rëndësishme se sa dashuria.
Asnjë punë, asnjë program karriere, asnjë zotërim material, asnjë ide “lirie” mund të zëvendësojë dashurinë. Gjithçka që shkatërron dhuratën e të qenit nënë, që është një dhuratë e Zotit, shkatërron dhuratën më të çmuar që ky Zot i bën grave, atë të dashurisë si grua.
Zoti na ka thënë: “Duaje tjetrit si vetveten”. Por deri sa nuk duam veten si mund të duam tjetri me të njëjtën mënyrë. Por si mund të dua veten kur nuk pranoj si Zoti më ka bërë?
Kushdo që mohon bukurinë e diferencës midis burrit e gruas, nuk pranojnë se si Zoti u ka bërë e pra nuk mund të duan dot tjetrin. Ata nuk mund të sjellin gjë tjetër veçse ndarje, hidhërim e të shkatërrojnë paqen në botë. E aborti shkatërron më shumë se gjithçka paqen në botë sot. E gjithkush që absolutisht kërkon që gruaja e burri të jenë të njëjtë janë të gjithë të favorshëm ndaj abortit.
Në vend të dhimbjes e vdekjes le të sjellim paqen e gëzimin në botë. Për këtë qëllim duhet t’i kërkojmë Zotin dhuratën e paqes e të mësojmë të duhemi e të pranojmë njëri-tjetrin si vëllezër e motra, bijtë e Zotit.
E dimë se ambienti më i mirë ku fëmija mëson të dojë e të lutet është familja, ku babai e nëna është dëshmitari më i mirë i dashurisë e i lutjes. Aty ku ka një krisje apo një ndarje të familjes, shpesh herë fëmijët rriten pa ditur se ç’do të thotë dashuri e lutje.
Një vend me shumë familje të tilla të shkatërruara ka padyshim mjaft probleme. Shpesh kam qenë dëshmitare e faktit, e veçanërisht në vendet e pasura, se fëmijët kërkojnë shpëtim tek droga o në gjëra të tjera në momentin kur duhet të përballojnë indiferencën e familjes.
Nga ana tjetër, kur familjet janë të forta e të bashkuara, fëmijët janë në gjendje të shohin në dashurinë e nënës e të babait dashurinë speciale që Zoti ka për ta e mund të arrijnë ta bëjnë vendin e tyre, një vend ku dashurohet e lutet.
Fëmija është dhurata më e bukur që Zoti mund t’i bëjë familjes: e ky ka nevojë për nënë e babanë, pasi si njëri e tjetri i manifeston dashurinë e Zotit në mënyrë speciale.
Një familje që lutet së bashku, janë së bashku e kur janë së bashku duan njëri-tjetrin ashtu si Zoti i ka dashur të gjithë e secilin. E veprat e dashurisë janë gjithmonë vepra paqeje.
E le të ruajmë në zemrën tonë gëzimin për të dashuruar e ta ndajmë këtë gëzim me të gjithë ata që gjenden në rrugën tonë…”

Mund t'ju interesojë

Al Pacino, aktori legjendar, merr çmimin e karrierës nga SAG-AFTRA

Al Pacino, aktori legjendar, merr çmimin e karrierës nga SAG-AFTRA

16 Tetor 2026, 10:15
“Britannica”: Shqipëria ndër shekuj, nga e kaluara e trazuar te perspektiva evropiane

“Britannica”: Shqipëria ndër shekuj, nga e kaluara e trazuar te perspektiva evropiane

13 Tetor 2026, 10:25
“Akullthyesit” pushtojnë skenën e “Skampës”, Elbasani mirëpret grupin që bëri jehonë ndër vite

“Akullthyesit” pushtojnë skenën e “Skampës”, Elbasani mirëpret grupin që bëri jehonë nd...

12 Tetor 2026, 11:44

Mesazhi i Mother Teresa mbetet edhe sot një thirrje për reflektim mbi kuptimin e dashurisë, të përgjegjësisë dhe të dinjitetit njerëzor. Në një botë që shpesh përshpejtohet nga ambiciet, konkurrenca dhe transformimet sociale, ajo rikujton se thelbi i çdo qytetërimi qëndron te familja, te pranimi i tjetrit dhe te aftësia për të dashur.
Për Nënë Terezën, paqja nuk ndërtohet vetëm përmes institucioneve apo marrëveshjeve politike, por fillon në zemrën e njeriut dhe në jetën e përditshme të familjes. Aty ku dashuria është e pranishme, lind edhe shpresa; aty ku njeriu mëson të pranojë tjetrin, lind edhe mundësia e paqes.
Prandaj, ftesa e saj është e thjeshtë, por e thellë: të ruajmë në zemër gëzimin për të dashuruar dhe ta ndajmë atë me të gjithë ata që takojmë në udhën tonë. Sepse, siç e dëshmoi edhe vetë jeta e saj, veprat e dashurisë janë gjithmonë vepra paqeje.

Swiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Përgatiti: Albert Vataj

Etiketat e lidhura

albert vatajNene Tereza
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Champions/ Paqe mes Bayernit dhe Arsenalit, Interi fiton me vuajtje, Reali bën detyrën
Para 8 orësh

Champions/ Paqe mes Bayernit dhe Arsenalit, Interi fiton me vuajtje, Reali bën detyrën

Zv.ministrja e Mbrojtjes: Normale të ketë pakënaqësi, por zgjidhja bëhet përmes dialogut
Para 9 orësh

Zv.ministrja e Mbrojtjes: Normale të ketë pakënaqësi, por zgjidhja bëhet përmes dialogut

Koncensionet dhe partneritetet publike-private do të aksesohen online, krijohet regjistri elektronik
Para 9 orësh

Koncensionet dhe partneritetet publike-private do të aksesohen online, krijohet regjistri elektronik

2500 euro shpërblim, qeveria shton numrin e policëve që do të përfitojnë
Para 9 orësh

2500 euro shpërblim, qeveria shton numrin e policëve që do të përfitojnë

Më të lexuarat

1 I riu kërkoi ta takonte, Rama e pret: Një vizitor i veçantë pa gurë në xhep, po me zemrën në vendin e duhur
Para 13 orësh

I riu kërkoi ta takonte, Rama e pret: Një vizitor i veçantë pa gurë në xhep, po me zemrën në vendin e ...

2 Dritan Goxhaj në ”Koha Jonë-Debat” zbulon skenarin: Rama ikën, Presidenti zgjedh kryeministrin e ri
Para 12 orësh

Dritan Goxhaj në ”Koha Jonë-Debat” zbulon skenarin: Rama ikën, Presidenti zgjedh kryeministrin e ri

3
Para 13 orësh

4 Rudina Hajdari sfidon studentët: Uluni përballë Ramës, ai nuk ka si të mbrohet. Dikush tjetër do të negociojë në kurrizin tuaj
Para 14 orësh

Rudina Hajdari sfidon studentët: Uluni përballë Ramës, ai nuk ka si të mbrohet. Dikush tjetër do të ne...

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.