Ministri Gonxhja: Pazari i Krujës, plot gjallëri dhe traditë shqiptare për turistët

Pazari i Krujës vijon të jetë një nga destinacionet më të frekuentuara të turizmit historik dhe kulturor në Shqipëri, duke mirëpritur çdo ditë vizitorë vendas dhe turistë të huaj që zgjedhin ta përfshijnë qytetin historik në itineraret e tyre. I pasur me vlera historike, kulturore dhe etnografike, Pazari i Krujës mbetet një dëshmi autentike e trashëgimisë shqiptare, ku historia, tradita e artizanatit, produktet karakteristike dhe arkitektura e veçantë krijojnë një atmosferë që të kthen pas në kohë.

Gjatë këtij sezoni turistik, rrugicat e Pazarit vijojnë të jenë të mbushura me vizitorë, ndërsa dyqanet tradicionale dhe hapësirat e artizanatit tërheqin turistë nga vende të ndryshme të botës. Ministri i Turizmit, Kulturës dhe Sportit, Blendi Gonxhja ndau në rrjetet sociale pamje nga Pazari i Krujës, duke sjellë atmosferën e gjallë të këtij destinacioni.

“Pazari i Krujës sot plot gjallëri, traditë dhe bukuri shqiptare!”, shkroi Gonxhja, krahas pamjeve të publikuara. Pazari i Krujës është pjesë e pandashme e identitetit të qytetit dhe një prej pikave që lidh historinë me jetën e sotme turistike. Kalaja e Krujës dhe monumetet e tjera historike, bashkë me qendrat e artizanatit dhe të produkteve tradicionale, i krijojnë mundësinë vizitorëve të njohin nga afër elemente të kulturës shqiptare dhe të marrin me vete një pjesë të kësaj trashëgimie.

Swiss Digital Desktop Reklama

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se në shtator kryeministri do bëjë ndryshime në Qeveri?