Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E mërkurë, 21 Tetor 2026, 22:59 Champions/ Paqe mes Bayernit dhe Arsenalit, Interi fiton me vuajtje, Reali bën detyrën Champions League ka dhuruar emocione dhe gola në ndeshjet e mbrëmjes, me Real Madridin që triumfoi 4-1 ndaj Leipzigut, ndërsa Bayern Munich dhe Arsenali…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Protesta e studentëve
  • Dialogu me Ramën
  • Policët dhe protestuesit
  • Capital T
  • Champions League
  • Ndryshime në qeveri
  • Shpërblimi i policëve
  • BE dhe Ballkani
Lajmet e fundit
Në trend
  • Protesta e studentëve
  • Dialogu me Ramën
  • Policët dhe protestuesit
  • Capital T
  • Champions League
  • Ndryshime në qeveri
  • Shpërblimi i policëve
  • BE dhe Ballkani
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

“Nân” e Alis, kanga e dhimbjes së shpirtit qi u flet nanave përmes zanit t’bijve që nuk kthehen

Kultura E premte, 15 Maj 2026 10:58
“Nân” e Alis, kanga e dhimbjes së shpirtit qi u flet nanave përmes zanit t’bijve që nuk kthehen
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Nga Albert Vataj
“Nân”… kur fjala, poezia, shpirti, zani tue u ba kangë, e tue ardh përmes një virtuoziteti të Alis, munden me hy njaq thellë, sa me mujt me lëkund; edhe themelet e burrit ma t’fortë, djalit ma trim, e zemrës ma të zjermshme. E sakaq arrijnë me shpërfaqë në skënën e madhe të Eurovision 2026, fuqin e artit shqiptar, atë qi e shenjtnon mrekullia e krijimit.
Përfaqsimi i Shqipnis, në ngjarjen ma t’randsishme t’kangës, me “Nân” të Alis, asht në tansinë e vet, nji tregus i artit të madh, talenteve të jashtëzakonshme që mëkon kjo shpirtje shqiptare e shndrrume n’altar.
Çdo fjalë e varg, strofë e refren e kësaj kange, asht një za etern, thirrja e një shpirti galaktik që depërton thellë si një sëmbim në plagën e ikjes, nanave që t’vetmume presin fmijët që nuk kthehen, shpirtin e tyne që vuan dhe synin qi nuk teret. E kujt nuk guxon me i fol kjo fjalë, me ju përgjëru kjo lutje, me trand kjo dhimbje.
“Nân” e shkodranit Alis Kallaçi, asht nji hymn, asht një za i zemërt e thirrje e shpirtshme qi shpërthen nga thellë, atje ku struket drojet, e këndon vajtushëm; pritja e nanave, nanat qi err e terr mbajnë vesh se dera troket e zilja bjen, e zemra i çon ata me hapa t’mundimshëm, te krahnori qi gjimon mallit dhe dhimbjes, me mëku puthje qi dridhen e me u pa sysh të mbytun në dete të trazimt t’idhnimit.
“Nân” nuk ngulmon për me mbërrit te figuracioni i randuem, as te ndërtimet poetike të stërhollueme. Ajo njimendet me ken drithëruse, njejt si nji prekje e drojshme që ngucat lëngime e landime që flenë n’thellsi t’shpirtit t’nanave. Fuqia e ksaj kange gufon prej intimitetit, prej atij boshllëkut t’heshtun e tronditës qi krijon ikja e fëmijëve.

Reklamo në Koha Jonë
Reklamo në Koha Jonë

Mund t'ju interesojë

Al Pacino, aktori legjendar, merr çmimin e karrierës nga SAG-AFTRA

Al Pacino, aktori legjendar, merr çmimin e karrierës nga SAG-AFTRA

16 Tetor 2026, 10:15
“Britannica”: Shqipëria ndër shekuj, nga e kaluara e trazuar te perspektiva evropiane

“Britannica”: Shqipëria ndër shekuj, nga e kaluara e trazuar te perspektiva evropiane

13 Tetor 2026, 10:25
“Akullthyesit” pushtojnë skenën e “Skampës”, Elbasani mirëpret grupin që bëri jehonë ndër vite

“Akullthyesit” pushtojnë skenën e “Skampës”, Elbasani mirëpret grupin që bëri jehonë nd...

12 Tetor 2026, 11:44

Vargu “Nâna në prag aty ngel në derë”, asht ndoshta boshti emocional i krejt kangës. Aty përmblidhet jo veç simbolika ikonike e nans e ngjizun në ndërkohje dhe e gdhendun n’shkam me daltën e vetimave t’dhimbjes, idhnimit e faljes. Pragu këtu nuk asht vetëm nji vend fizik, ai bahet kufi mes jetës qi hup nëpër botë zogjt, n’kërkim t’andrrave, e jetës që mbetet pezull. Dy javë e dy vjet shkrijnë njani-tjetrin në perceptimin e mungesës qi kafshon dhe dhemb. Si tue dasht me kumtu, se koha nuk matet ma me kalendar, por me mall.

Swiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Teksti ka meritën se e shmang melodramën në fjalën e drejtpërdrejt, por dukshëm e struk në metafor dhe thjeshtësi. Dhembja nuk klith, gjithqysh, por rrjedh kadalë nëpër detaje të vogla, mistike ndoshta, si hijet në korridor, zanat që duken sikur ndigjohen ende n’oborr, shtrimi i vendeve për fjetje edhe pse askush nuk kthehet. N’tansi ky panoramim i varguar asht nji pamje krejt e zakont, por tejshpuese. Dhe pikërisht aty qëndron e vërteta dhe thelbsorja artistike e kangs. Nuk ka familje shqiptare qi nuk e vuan kët mungim, qi nuk i dhemb kjo plagë, ku nuk asht nji nanë qi pret.

Në fund, “Kur po vjen, moj nân’? / Se malli m’than” e përmbys këndvështrimin. Deri aty kemi ndigjue zanin e nanës që pret, mandej del zani i fëmijës që tash e kupton peshën e mungimit. Kjo kthesë e beftë i nep kangës nji frymëmarrje ciklike, nana pret fëmijën, e fëmija, larg, nis me kërkue nanën, për epje, prehje e mall.

“Nân” nuk asht nji kangë që kërkon me tronditë me madhështi poetike, ajo fiton sepse asht e ndishme, sa ç’asht e dhimbshme vetmia e nanave qi presin, sa ç’mbetet trishtuse ikja e fëmijëve.
Dhe në këtë akt komunikimi, kanga, përmes fjalës, vargut, mesazhit, zanit, muzikës, krejt këtij teatraliteti solemn, vjen për të dëshmu jo vetëm fuqinë e artit, sa edhe me zgju zemrat me i ba vend këtij ndijimi, me i thirr shpirtnat, me ju ba krah këtij fluturimi etern, me sëmbu tana vetmit e nanave qi dhimbja i struk te pritja, te…, oh “Ta dish se nâna po ju pret”. S’mundesh lotin e kafshue e dhimbjes me i dalë ballë.

“Nân”
Ta dish se nâna po ju pret
E nâna ju po ju përcjell
Nâna në prag aty ngel në derë
Dy javë, dy vjet, iku kjo verë

Zemra po dhemb,
e lotin mezi po e mban.
Ju tash po ikni,
do qani pak, do harroheni
për jetë mâ t’mirë, e di.

E ne na duket, shohim hijet.
Në korridor ecin me vrap.
Dëgjojmë zërat, hala n’oborr.

E qeshun me t’madhe,
hap dritaren, e askush nuk âsht’ aty.
Marr t’shtroj për t’fjet n’divana e n’tok’
Bâj zâ, askush s’përgjigjet.

(Ref.)
Ta dish se nâna po ju pret,
Ee nâna ju po ju përcjell.
Nâna në prag aty ngel në derë,
dy javë, dy vjet, iku kjo verë…

Rri e kujtoj, kët’ vend që dikur s’pat’ qetësi,
Rrëmujë e ngrohtë, gjithë librat n’tok’,
Shpejt u bë ftohtë, shkretinë e plot’.

(Ref.) (3X)
Ta dish se nâna po ju pret,
Ee nâna ju po ju përcjell.
Nâna në prag aty ngel në derë,
dy javë, dy vjet, iku kjo verë…

Kur po vjen, moj nân’?
Se malli m’than.
Po moѕ u mërzit,
Nâna kа me të prit’…

Etiketat e lidhura

albert vatajalisEurovision 2026Nan
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Champions/ Paqe mes Bayernit dhe Arsenalit, Interi fiton me vuajtje, Reali bën detyrën
Para 7 orësh

Champions/ Paqe mes Bayernit dhe Arsenalit, Interi fiton me vuajtje, Reali bën detyrën

Zv.ministrja e Mbrojtjes: Normale të ketë pakënaqësi, por zgjidhja bëhet përmes dialogut
Para 8 orësh

Zv.ministrja e Mbrojtjes: Normale të ketë pakënaqësi, por zgjidhja bëhet përmes dialogut

Koncensionet dhe partneritetet publike-private do të aksesohen online, krijohet regjistri elektronik
Para 8 orësh

Koncensionet dhe partneritetet publike-private do të aksesohen online, krijohet regjistri elektronik

2500 euro shpërblim, qeveria shton numrin e policëve që do të përfitojnë
Para 8 orësh

2500 euro shpërblim, qeveria shton numrin e policëve që do të përfitojnë

Më të lexuarat

1 I riu kërkoi ta takonte, Rama e pret: Një vizitor i veçantë pa gurë në xhep, po me zemrën në vendin e duhur
Para 12 orësh

I riu kërkoi ta takonte, Rama e pret: Një vizitor i veçantë pa gurë në xhep, po me zemrën në vendin e ...

2 Dritan Goxhaj në ”Koha Jonë-Debat” zbulon skenarin: Rama ikën, Presidenti zgjedh kryeministrin e ri
Para 11 orësh

Dritan Goxhaj në ”Koha Jonë-Debat” zbulon skenarin: Rama ikën, Presidenti zgjedh kryeministrin e ri

3
Para 12 orësh

4 Rudina Hajdari sfidon studentët: Uluni përballë Ramës, ai nuk ka si të mbrohet. Dikush tjetër do të negociojë në kurrizin tuaj
Para 13 orësh

Rudina Hajdari sfidon studentët: Uluni përballë Ramës, ai nuk ka si të mbrohet. Dikush tjetër do të ne...

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.